Data: 21-11-2024 24 orë Emergjenca kontakto numrin +383 45 104 230

  • Drejtoria

    +383 29 243 134
  • Rruga Shkronjat

    20000, Prizren
  • Emaili

    spitali.prizren@rks-gov.net

Lajmet

Ndahet nga jeta Dr. Vlora Ukimeri, neonatologe

  Prizren, 21 korrik 2024 Sot, 21 korrik 204, në moshën 51 vjeçare, është ndarë nga jeta Dr. Vlora Ukimeri, mjeke specialiste neonatologe në Spitalin e Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa”në Prizren.   Dr. Vlora Ukimeri, pas kryerjes së specializimit në fushën e neonatologjisë, punësohet në Repartin e Neonatologjisë në Spitalin e Përgjithshëm ”Prim. Dr. Daut […]

Rritet numri i shërbimeve patologjike

Prizren, 10 korrik 2024 Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive, së bashku me drejtorin mjekësor, Dr. Hasan Arzoallxhiu, drejtorin e Infermierisë, Bsc. Fevzi Xhemali, dhe drejtorin e Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta, Msc. Sami Ahmetaj, të mërkurën, kanë vizituar Shërbimin e Patologjisë. Dr. Safete Nishore, shefe e Patologjisë, ka njoftuar për punën dhe shërbimet e […]

Në Shërbimin e Kardiologjisë intervente – laboratori i kateterizimit janë trajtuar 46 pacientë

Prizren, 02 korrik 2024 Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive, së bashku me drejtorin mjekësor, Dr. Hasan Arzoallxhiu, drejtorin e Infermierisë, Bsc. Fevzi Xhemali, dhe drejtorin e Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta, Msc. Sami Ahmetaj, të martën, kanë vizituar Shërbimin e kardiologjisë intervente – laboratori i kateterizimit. Dr. Fazli Berisha, shef i Koronares dhe përgjegjësi […]

Inaugurohet Shërbimi i kardiologjisë intervente – laboratori i kateterizimit

Prizren, 14 qershor 2024 Të premten, në Spitali i Përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” në Prizren, është bërë inaugurimi i Shërbimit të kardiologjisë intervente – laboratori i kateterizimit, Inaugurimi është bërë nga kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, z. Eric Ditz dhe drejtoresha e Spitalit, Dr. […]

Vizitë e delegacionit TIKAVizitë e delegacionit TIKA

Prizren, 7 qershor 2024 Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive,  së bashku me anëtarët e Këshillit Drejtues, të premten, ka pritur në takim një delegacion të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim- TIKA nga Turqia. Delegacioni është njoftuar me punët dhe të arriturat e spitalit, si dhe planet për të ardhmen. Delegacioni i TIKA-s ka […]

Po bëhen përgatitjet finale për funksionalizimin e Kardiologjisë invazive

Prizren, 20 maj 2024 Në Spitalin e Përgjithshëm ”Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren janë duke u bërë përgatitjet finale për funksionalizimin e Kardiologjisë invazive/Laboratorit të kateterizimit. Në kuadër të këtyre përgatitjeve, të shtunën dhe të dielën, në spital ka qëndruar një ekip i INCCI-së nga Luksemburgu për të bërë vlerësimin për funksionalizimin e Laboratorit […]

24 MARSI – DITA BOTËRORE E TUBERKULOZËS

Gjatë vitit 2023 numri i të sëmurëve me tuberkuloz në  Prizren me rrethinë ishte 78, kurse në 3 muajt e parë të këtij viti 11. Prizren, 24 mars 2024 Dita Botërore e Tuberkulozit mbahet çdo vit në 24 mars. Synimi i saj është që të promovojë ndërgjegjësimin, njohuritë dhe motivimin për të vepruar kundër tuberkulozit në mbarë […]

Në repartin e pediatrisë shfrytëzueshmëria e kapaciteve 86.9 %

Prizren, 23 shkurt 2024. Gjatë muajit janar 2024 në repartin e pediatrisë janë hospitalizuar 242 fëmijë me gjithsej 1.293 ditë shërimi dhe mesataren e shërimit 5.4 ditë.  Reparti i pediatrisë ka 13 dhoma të pacientëve me gjithsejt 48 shtretër, me shfrytëzueshmëri të kapaciteteve 86.9% Ndërsa, gjatë vitit 2023 në Repartin e Pediatrisë janë hospitalizuar 2.165 […]

Raporti i punës për vitin 2023 për Repartin e ORL-së me Shërbimin Maksillofacial

Prizren, 16 shkurt 2024 ORL: Gjatë vitit 2023 janë hospitalizuar 1229 pacientë me gjithsejt 5435 ditë shërimi. Janë kryer: 926 operacione, 10466 vizita specialistike, 3215 intervenime të ndryshme (lëndime, trupa të huaj, fraktura të hundës, gjakderdhje nga hunda, abcese në reagjionin kokës dhe qafës etj.), 1351 Audiograme dhe 667 Tympanograme. Reparti i ORL-së ka 6 […]

Përurohet dhe vihet në funksion Rezonanca Magnetike

Prizren, 14 shkurt 2014 Të mërkurën në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në  Prizren është përuruar dhe vënë në funksion Rezonanca Magnetike. Në përurimin dhë vënien në funksion të Rezonancës Magnetike bashkë me menaxhmentin e  spitalit, Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive, Dr. Hasan Arzoallxhiu, drejtor mjekësor,  Fevzi Xhemali, drejtor i infermierisë, Sami […]

Gjatë vitit 2023 kanë lindur 2622 fëmijë, janë hospitalizuar 18615 pacientë dhe janë kryer 5290 operacione të ndryshme

Prizren, 11 Shkurt 2024 Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren nga viti në vit po ngrit cilësinë e shërbimeve shëndetësore për popullatën, andaj edhe numri i pacientëve që marrin shërbime në spital është në rritje e sipër. Bazuar në raportin vjetor, gjatë vitit 2023 në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” […]

Nderohet Dr. Sherif Krasniqi

Prizren, 8 shkurt 2024 Spitali i Përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa”në Prizren, të enjten, në amfiteatrin e Universitetit Publik “Ukshin Hoti” në Prizren, ka organizuar akademi përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e Dr. Sherif Krasniqi, kirurg i përgjithshëm, ku kanë marrë pjesë familjarë, miq, kolegë, bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë. Akademia përkujtimore është organizuar nën kujdesin e […]

Ndahet nga jeta Dr. Sherif Krasniqi, specialist i kirurgjisë

Prizren, 5 shkurt 2024 Sot, më 05.02. 2024, në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren, ndërroi jetë Dr. Sherif Krasniqi, specialist i kirurgjisë së përgjithshme Dr. Sherif Krasniqi lindi më 10.07.1063 në fshatin Leskovec.Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Prizren.Në vitin 1996 diplomon në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.Në vitin 2004 kryen […]

Nderohet Dr. Ahmet Goçaj

Prizren, 30 janar 2024 Spitali i Përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa”në Prizren, të martën, në amfiteatrin e Universitetit Publik “Ukshin Hoti” në Prizren, ka organizuar akademi përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e Dr. Ahmet Goçaj, specialist në fushën e gjinekologjisë dhe obstetrikës, ku kanë marrë pjesë familjarë, miq, kolegë, bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë, në mesin e […]

Ndahet nga jeta Dr. Ahmet Goçaj, specialist gjinekolog-obstetër

Prizren, 27 janar 2024 Sot, më 27 janar 2024, në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren, ndërroi jetë Dr. Ahmet Goçaj, specialist gjinekolog-obstetër Dr. Ahmet Goçaj, lindi më 26.11.1966 në Vuthaj.Në vitin 1997 diplomon në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup.Në vitin 2005 kryen specializimin për Gjinekologji-Obstetrikë në Prishtinë.Pas kryerjes së specializimit, punësohet në Spitalin e Përgjithshëm […]

Vizitë Ambasadori i Turqisë në Kosovë dhe Konsullit të Përgjithshëm në Prizren

Prizren, 16 janar 2024 Dr. Narqize Hoxhaj Arënliu, drejktoreshë ekzekutive,  të martën, ka pritur në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë z. Tunç Angili, dhe Konsullin e Përgjithshëm në Prizren, z. Celal Dogan. Në takim është biseduar për bashkëpunimin e dyanshëm dhe mundësitë e ofrimit të ndihmave për spitalin e Prizrenit.

Ndërron jetë tekniku i radiologjisë, Imer Ademovic

Prizren,12 janar 2024 Spitali i Përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa”në Prizren me dhimbje mori lajmin se, pas një sëmundje të rëndë, në moshën 58 vjeçare ka ndërruar jetë tekniku i radiologjisë, Imer Ademovic. Imer Ademovic ka filluar punën në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren nga data 16.11.1992, duke dhënë kontribut të çmuar në ofrimin e shërbimeve radiologjike […]

Këshilli drejtues mban takimin e parë

Prizren, 4 janar 2024 Këshilli Drejtues ka mbajtur takimin e parë për vitin 2024. Në takim është  biseduar për Planin e punës për vitin 2024 Në takim, pos anëtarëve të Këshillit Drejtues: Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive, Dr. Hasan Arzoallxhiu, drejtor mjekësor, Bsc. Fevzi Xhemali, drejtor i infermierisë, Msc. Osman Hajdari, drejtor i Administratës […]

Viti 2023 përmbyllet me të arritura dhe suksese, ndahen mirënjohje për të pensionuarit gjatë vitit 2023, personalitete të njohura dhe institucione e donatorë

Prizren, 20 dhjetor 2023 Mbështetur nga Projektit KSV/017, përkatësisht LuxDev, të mërkurën, është mbajtur takimi përmbyllës për vitin 2023. Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive, ka prezantuar punën, të arriturat dhe  sukseset, por edhe sfidat gjatë vitit 2023, si dhe planifikimet për vitin 2024. “Gjatë vitit 2023, edhe përkundër sfidave, në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. […]

URIME 28 NËNTORI

Punonjës-e të spitalit dhe bashkëkombas-e shqiptarë-e kudo që jeni! URIME 28 NËNTORI Spitali i Përgjithshëm“Prim. Dr. Daut Mustafa”Prizren

Mirënjohje nga gratë kuvendare

Prizren, 31 tetor 2023 Gratë kuvendare në Kuvendin komunal të Prizrenit dhe Dragashit, të martën, kanë takuar Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtioreshë ekzekutive e Spitalit “Prim.Dr.Daut Mustafa”në Prizren. Ato kanë falēnderuar dhe kanë dorëzuar një mirënjohje për drejtoreshën, Dr.Narqize Arënliu Hoxhaj. stafin e spitalit, në veçanti Shërbimin e Radiologjisë e udhëhequr nga Dr. Arta Zhuri […]

NËNSHKRUHET GRANTIT JAPONEZ, PËRFITOJNË SPITALI I PRIZRENIT DHE GJILANIT

Nënshkruhet grantit japonez, përfitojnë Spitali i Prizrenit dhe Gjilanit Sot, në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të dy projekteve në kuadër të grantit të ndihmës japoneze për projektet bazë të sigurisë njerëzore (GGP) për vitin fiskal 2023, në prezencën e Ministrit të Shendetësisë, Dr. Arben Vitia, z. Keisuke […]

Mbahet tryeza “Rëndësia e diagnostifikimit të hershëm të kancerit të gjirit”

Prizren, 12 tetor 2023Në kuadër të shënimit të “Muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit”, të enjten, është mbajtur tryeza me temë “Rëndësia e diagnostiifikimit të hershëm të kancerit të gjirit”, organizuar nga Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren në bashkëpunim dhe mbësëhtetje të LuxDev-it. Në tryezë menaxhmenti dhe profesionistët shëndetësorë të […]

Vazhdojnë aktivitetet për “Muajin e ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit”

Prizren, 6 tetor 2023 Në Spitalin e  Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa” në Prizren, janë duke vazhduar aktivitetet e shënimit të  “Muajit të ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit”. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, të premten, është mbajtur edhe një takim me media. Drejtoresha ekzekutive, Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, ka falënderuar mediat për praninë në takim dhe […]

Vizitë hapësirave të kardiologjisë intervente

Prizren, 05.10.2023 Grupi punues për funksionalizimin e kardiologjisë intervenete në Prizren, i formuar me vendim të sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë, i udhëhequr nga z. Niman Bardhi, kryesues, të enjten ka mbajtur takimin punues në Spitalin e përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren dhe ka vizituar hapësirat e Kardiologjisë intervente.

Dr. Narqize Arënliu – Hoxhaj rikthehet në pozitën e drejtoreshës ekzekutive

Prizren, 7 korrik 2023 Dr. Narqize Arënliu- Hoxhaj rikthehet në pozitën e drejtoreshës ekzekutive të Spitalit Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.Nga data 27 janar 2023 deri më datën 07.07.2023 Dr. Narqize Arënliu – Hoxhaj ka kryer detyrën e Zv/drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së.Më datën 07.07.2023, në prani të ministrit të Shëndetësisë, Dr. Arben […]

Në Spitalin e Prizrenit, për herë të parë fillon shpërndarja e terapisë tabletare onkologjike

Pacientët e rajonit të Prizrenit më nuk do të kenë nevojë të udhëtojnë në Klinikën e Onkologjisë për të marrë terapinë tabletare onkologjike, ngase nga dita e sotme këtë terapi do të mund ta marrin në Spitalin e Prizrenit. Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se është shumë i lumtur që falë […]

Vizitë e delegacionit të Izolas

29 Qershor 2023 Temat e diskutimit: Operacionet menaxheriale, duke theksuar rendësinë e operacioneve efektive të përditshme spitalore, të tilla si: menaxhimi i fluksit të pacientëve, planifikimi, shpërndarja e burimeve dhe koordinimi i shërbimeve shëndetësore, eksplorimi i metodave për të përmirësuar efikasitetin operacional, përmirësimet në përvojën e pacientit që mund të zvogëlojnë ndjenjën e tyre të […]

Reagim lidhur me rastin në Spitalin e Prizrenit

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), po trajton me prioritet të lartë rastin që ka ndodhur në Spitalin e Prizrenit, nëse ka pasur shkelje të procedurave standarde gjatë punës së stafit mjekësor. Prishtinë, 29 qershor 2023, Komunikatë për media nga ShSKUK. Në të njëjtën kohë jemi duke pritur raportin e ekspertëve mjeko-ligjorë, për […]

Tranime profesionale për menaxhmentin dhe personelin e Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit dhe Gjilanit

Prishtinë, 26/27 qershor 2023 Në organizim të Odës së Mjekëve të Kosovës, të hënën dhe të martën, në hotel “Emerald” në Prishtinë është mbajtur punëtoria dy ditore për menaxhmentin, mjekët, infermierët dhe stafin administrativ të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit dhe Gjilanit. Trajnimi është pjesë e implementimit të Programit për Mbështetjen e Shëndetësisë në Kosovë, […]

Zgjerohet standardizimi i procesve të punës

14 Qershor 2013, Dr. Hasan Arzoallxhiu/Zv drejtor dhe Dr. Afërdita Osmani Ademi, janë takuar me udhëheqësit e reparteve të degëve kirurgjike. Në takim është biseduar për implementimin e aktiviteteve që ndërlidhen me përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore, përkatësisht standardizimin e  proceseve të punës në repartet tjera të departamentit të degëve kirurgjike në urologji […]

Vizitë e drejtorit të Spitalit të Pejës

 13 Qershor 2023, Dr. Hasan Arzoallxhiu/Zv drejtor , i shoqëruar nga Msc. Osman Hajdari, drejtor i Administratës dhe shërbimeve të Përbashkëta dhe Dr. Rexhep hapqiu, shef i Hemodializës, të martën kanë pritur në takim drejtorin e Spitalit të përgjithshëm të Pejës, Dr. Fazli Shala, i shoqëruar nga Selman Kelmendi, drejtor operativ dhe Ardian Shala, shef […]

Takimi Profesional

8 Qershor 2023, Në kuadër të rritjes së cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore në Spitalin e Përgjithshëm “ Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, si  dhe  me qëllim të analizimit të rezultateve të punës, është mbajtur takimi i dytë profesional mbi morbiditetin dhe mortalitetin. Fokusi i takimit ishin operacionet me prerje cezariane, përaktësisht rëndësia e […]

Prezantohet Master plani

6 Qershor 2023, Në kuadër të aktiviteteve të LuxDev, të martën, në restorantin “Tiffany” është mbajtur punëtoria për Master Planin e Spitalit. Në punëtori janë shtjelluar gjetjet e Masterplanit për shërbimin e urgjencës, si dhe diskutimet rreth prezantimeve më të fundit nga ekspertët e angazhuar në këtë projekt. Z. Charis Savvides, arkitekt i përfshirë në Masterplanin e […]

Vizitë e ministrit të shëndetësisë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit

Prizren, 16 Maj   Zëvëndësuesja e drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Narqize Arënliu-Hoxhaj, ka shoqëruar gjatë vizitës në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia bashkë me zv. ministrin, Arsim Berisha, të cilët së bashku kanë takuar Dr. Hasan Arzoallxhiu, zëvëndësues i drejtorit në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit dhe stafin shëndetësorë […]

Ministri Vitia vizitoi Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, së shpejti edhe rezonanca

Prizren, 16 Maj Sot, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia bashkë me zv/Ministrin, Dr. Arsim Berisha, të shoqëruar nga u.d Drejtoresha e ShSKUK-së, Dr. Narqize Arënliu – Hoxhaj dhe zv/Drejtori Dr. Hasan Arzoallxhiu, vizitoi Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Ministri Vitia bëri të ditur se gjatë këtij viti, Ministria e Shëndetësisë do ta furnizojë Spitalin […]

Takimi profesional: “ Morbiditeti dhe mortaliteti në repartin e kirurgjisë”

Prizren, 22 mars 2023 Në kuadër të rritjes së cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore në repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm “ Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, si  dhe  me qëllim të analizimit të rezultateve të punës, është vendosur që të mbahen takime profesionale mbi  morbiditetin dhe mortalitetin. Në këto takime profesionale […]

Përurohen hapësirat e renovuara të Laboratorit

Prizren, 22 mars 2023 Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, Zv/ drejtoreshë e përgjithshme e SHSKUK-së, Dr. Hasan Arzoallxhiu, zv/Drejtor i Spitalit, Msc. Osman Hajdari drejtor i Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta, Bsc. Fevzi Xhemali, drejtor i Infermierisë dhe Dr. Shpresa Elshani, shefe e Laboratorit, të mërkurën, kanë përuruar hapësirat e renovuara të Laboratorit në Spitalin e […]

Vizitë e udhëheqësve të spitaleve nga Murska Subota dhe Izolla të Sllovenisë 

16 mars 2023 Udhëheqës të spitaleve nga Murska Subota  dhe Izola të Sllovenisë, të mërkurën, kanë vizituar spitalin e përgjithshëm “ Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren. Spitali i Murska Subotës përfaqësohej dr. Daniel Grobar, drejtor i spitalit, ndërsa nga spitali i Izolas përfaqësohej, Radivoje Nashin, drejtor dhe Dr. Jan Drmic. Ata janë pritur nga […]

Punëtori  për riorganizimin, ridimensionimin dhe renovimin e Spitalit të Prizrenit

Prizren, 13 dhe 14 mars 2023 Në kuadër të aktiviteteve të projektit KSV/017 –LuxDev, të hënën dhe të martën, në “Tiffany”, Prizren, është mbajtur punëtoria dy ditore, ku është bërë prezantimi i shqyrtimit dhe analizës për riorganizimin, ridimensionimin dhe renovimin e Spitalit të Prizrenit, si dhe prezantimi i Planit Zhvillimor Institucional (PZhI) të përditësuar nga […]

Ekspertë nga Kroacia mbajnë trajnime për stafin e Neonatologjisë

Prizren, 9 dhe 10 mars 2023 Dy ekspertë nga  Krocia Prof.Dr. Boris Filipoviq-Grçiq, MD, PhD, Departamenti i Pediatrisë, Qendra Klinike Spitalore në Zagreb Dr. Darjan Kardum, MD, PhD, Departamenti i Pediatrisë, Qendra Klinike Spitalore në Osijek, Instruktorë ndërkombëtarë të reanimimit të të porsalindurve, Këshilli Evropian i Reanimimit, të enjten dhe të premten, në repartin e […]

Punëtori për Përditësimin e Planit Zhvillimor Institucional të Spitalit të Prizrenit

Prizren, 2 dhe 3 mars 2023 Në kuadër të aktiviteteve të projektit KSV/017 –LuxDev, të enjten dhe të premten, në “Tiffany”, Prizren, është mbajtur punëtoria dy ditore me temë ”Përditësimi i Planit Zhvillimor Institucional të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa’ në Prizren

Punëtori për Organizimin e Shërbimit të Emergjencës dhe Përditësimit të Planit Zhvillimor Institucional

Prizren, 22-23 shkurt 2023 Në kuadër të aktiviteteve të Projerkt KSV/017, përkatësisht LuxDev, të mërkurën dhe të enjten janë mbajtur dy punëtori për organizimin dhe renovimin e shërbimit të emergjencës dhe përditësimin e Planit Zhvillimor Institucipnal të Spitalit të Përgjithshëm “Prtim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren Në ditën e parë menaxhmenti i spitalit, stafi i […]

Vizitë e zëvendësministrit të Shëndetësisë – Dr Arsim Berisha

Prizren, 9 shkurt 2023   Dr. Hasan Arzoallxhiu, zv drejtor i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, të enjten, ka pritur në takim zëvendësministrin e Shëndetësisë, Dr. Arsim Berisha. Në takim është biseduar për gjendjen e përgjithshme në spital, punët, shërbimet dhe të arriturat në spital, si dhe projektet që janë në […]

Vizitë e KFOR-it

Prizren, 9 shkurt 2023Dr. Hasan Arzoallxhiu, zv/ drejtor i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, të enjten,  ka pritur në takim një delegacion të Degës së Përbashkët Mjekësore të KFOR-it, i udhëhequr nga majori Rizvi Bilal.   Në takim është biseduar për gjendjen e përgjithshme në spital, punët, shërbimet dhe të arriturat […]

Takim me zyrtarë të komisionerit për gjuhët

Prizren, 8 shkurt 2023 Dr. Hasan Arzoallxhiu, Zv/drejtor i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa’ në Prizren, të mërkurën, ka pritur në takim Znj. Safete Graiçevci, koordinatore në Zyrën e Komisionerit për Gjuhët/Zyra e kryeministrit, z. Xhavit Bulliqi, zyrtar ligjor dhe Ardijana Mulaj, zyrtare e lartë për financa në ZKM.

Mbahet takimi i Komitetit Drejtues të projektit KSV/017

Prishtinë, 31 janar 2023 Dr. Hasan Arzoallxhiu, Zv/Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm “Prim Dr. Daut Mustafa” në Prizren, të mërkurën, ka marrë pjesë në takimin e 7-të të Komitetit Drejtues të projektit “ Programi për Mbështetjen e Shëndetësisë në Kosovë-Faza II, KSV/017, financuar nga Qeveria e republikës së Kosovës dhe Qeveria e Dukatës së Madhe […]

 Dr. Hasan Arzoallxhiu caktohet të udhëheq me Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit

Prizren,  27 janar 2023 Drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, të premten, ka caktuar Dr. Hasan Arzoallxhiun të udhëheq me Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren. Caktimi i Dr. Hasan Arzoallxhiut bëhet pasi drejtoresha ezkekutive Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” të Prizrenit, Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, dje, nga Bordi Drejtues i […]

Dr. Narqize Arënliu-Hoxhaj, caktohet u.d. drejtor-ShSKUK

Prishtinë, 26 janar 2023 Dr. Narqize Arënliu-Hoxhaj, caktohet u.d. drejtor-ShSKUK Ju njoftojmë se Bordi Drejtues i ShSKUK-së, në mbledhjen urgjente të mbajtur me datë 26.01.2023, ka shqyrtuar letër- dorëheqjen e u.d. Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi, me numër protokolli 289, të datës 26.01.2023 dhe të […]

Grupi Punues kyç për hartimin e Planit Strategjik për zbatimin e fizibilitetit dhe raportit shtesë për studimin “Ngritja e infrastrukturës dhe pajisjeve për kujdesin dytësor dhe tretësor”

Prishtinë, 24 janar 2023 Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive e Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, në cilësi të anëtarit të grupit punues, ka marrë pjesë në punëtorinë e organizuar nga Grupi Punues kyç për hartimin e Planit Strategjik për zbatimin e fizibilitetit dhe raportit shtesë për studimin “Ngritja e infrastrukturës […]

Fillojnë parapërgatitjet për hartimin e Master Planit për Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit

Prizren, 17 janar 2023 Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive, së bashku me Msc. Osman Hajdari, drejtor i Administratës me Shërbime të Përbashkëta të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Prizren, të martën, kanë pritur në takim udhëheqës të projektit KSV/017, përkatësisht LuxDev: Dr. Afërdita Ademi Osmani, Blerta Avdiu dhe Philipe Pire, inxhinier i ndërtimtarisë nga Belgjika. Në takim është biseduar për vazhdimin e aktiviteteve sipas Planit Zhvillimor Institucional të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit2022-2026.  Fokusi i takim ishte parapërgatitjet për fillimin e hartimit të Master Planit për Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, ku krahas ekspertëve vendorë do të jenë të angazhuar edhe ekspertë ndërkombëtarë nga Belgjika, Franca dhe Greqia. Qeveria e Luksemburgur, përmes projektit KSV/017, përkatësisht LuxDev, në vazhdimësi është duke përkrahur Spitalin e Prizrenit në fusha të ndryshme, si: hartimin e veglave të punës, infrastrukturë, pajisje, trajnime, si dhe standardizimin e proceseve të punës si parakushte drejt arritjes së akreditimit ndërkombëtarë, që është edhe një nga synimet kryesore të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit.

Takim me kryetarin dhe sekretarin e Kryqit të Kuq

Prizren, 16 janar 2023 Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive, së bashku me Msc. Osman Hajdari, drejtor i Administratës me Shërbime të Përbashkëta të spitalit të përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Prizren, të hënën kanë pritur në takim Dr. Tahir Luma, kryetar, dhe z. Ismajl Krasniqi, sekretar i Kryqit të Kuq, Dega në Prizren. Në takim është biseduar për bashkëpunimin institucional të dyanshëm, si dhe ofrimin e ndihmës dhe shërbimeve për të mirën e qytetarëve dhe pacientëve që marrin shërbime në spitalin e Prizrenit.

Takim me përfaqësues të TIKA-s

Prizren, 11 janar 2023 Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive, në shoqërim të drejtorit të infermierisë, Bsc. Fevzi Xhemali, dhe drejtorit të Administratës me shërbime të Përbashkëta, Msc. Osman Hajdari, të mërkurën ka pritur në takim përfaqësues të TIKA-s, i udhëhequr nga kolonel Recai Yılmaz, shoqërim të Mediha Bilurdagi dhe Blerim Karabaxhaku. Në takim është […]

Drejtoresha ekzekutive viziton ekipet kujdestare, uron lindjen e fëmijës së parë

Prizren, 31 dhjetor 2022 / 1 janar 2023 Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtorshë ekzekuitive, në shoqërim të drejtorit të infermierisë, Bsc. Fevzi Xhemali, dhe drejtorit të administratës me shërbime të Përbashkëta, Msc. Osman Hajdari, natën e ndërrimit të moteve kanë vizituar ekipet kujdestare të shërbimeve në spital. Ajo ka falënderuar të gjitha ekipet kujdestare, që […]

Viti 2022 përmbyllet me të arritura, shpërblehen tri repartet më të mira, ndahen mirënjohje për të pensionuarit dhe personalitete të njohura

Prizren, 23 dhjetor 2022 Me mbështetje të Projektit KSV/017, përkatësisht Qeverisë së Luksemburgut – LuxDev, është mbajtur takimi përmbyllës për vitin 2022. Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive, ka prezantuar punën, të arriturat, sukseset, por edhe sfidat gjatë vitit 2022, si dhe planifikimet për vitin 2023. Dr. Hasan Arzoallxhiu, drejtor mjekësor, ka folur për gjendjen […]

Policia e Kosovës gëzon fëmijët në pediatrisë

Prizren,  23 Dhjetor 2023 Policia e Kosovës, të premten, ka shpërndarë dhurata për fëmijët që janë duke u trajtuar në repartin e pediatrisë në spitalin e përgjithshëm ”Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren. Zëvendëskomandanti i Stacionit Policor të Prizrenit, kapinten Nexhdet Mrasori,  dhe zyrtarë policorë nga sektori i komuniteteve: rreshter Fazli Dakaj, Asllan Smajli dhe […]

Punëtoria “Dhuna ndaj grave”

Prizren,  14 dhjetor Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive, dhe Dr. Imet Poniku, shef i psikiatrisë, të martën, kanë marrë pjesë në punëtorinë e organizuar nga OSBE me temë: “Dhuna ndaj grave’. Drejtoresha ekzekutive, Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, ka folur për rastet e trajtuara në spital dhe gatishmërinë e spitalit për të ofruar të gjitha […]

Takim me zëvendëskryeministren, znj. Emilia Rexhepi

Prishtinë, 13 dhjetor 2022 Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive, dhe Msc. Osman Hajdari, drejtor i Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta të Spitalit të Përgjithshëm ”Prim.Dr. Daut Mustafa” në Prizren, të martën, janë takuar me zëvendëskryeministren e Qeverisë së Republikës së Kosovës, znj. Emilia Rexhepi. Në takim është biseduar për bashkëpunimin dhe përkrahjen e projekteve […]

Takim me udhëheqës të  QKMF-së

Prizren, 7 Dhjetor 2022 Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive, dhe Dr. Hasan Arzoallxhiu, drejtor mjekësor,  të mërkurën kanë pritur në takim, Dr. Xhevat Elezkurtaj, drejtor i QKMF-së dhe Dr. Eshref Kryeziu, kryeshef i QKMNF-së Në takim është biseduar për bashkëpunimin institucional të nivelit primar (QKMF)  me atë dytësor (spitali) Të dy palët janë dakorduar […]

Në spitalin e Prizrenit për herë të parë realizohet Echokardiografia transezofageale

Prizren, 29 Nëntor 2022 Të martën, në spitalin e përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” në Prizren, në kabinetin e Kardiologjisë, është realizuar procedura diagnostike e Echokardiografia transezofageale. Nën udhëheqjen e e Prof. Dr. Aurora Bakalli, procedura është kryer nga mjekët kardiologë të spitalit të përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa” në Prizren: Dr. Fazli Berisha dhe Dr. Krenare Limani. […]

Takim me kardiologun invaziv, Dr. Fadil Ademaj

Prizren, 26 nëntor 2022 Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive e Spitalit të Përgjithshëm ”Prim.Dr. Daut Mustafa” në Prizren, të premten, ka pritur në takim Dr. Fadil Ademaj, kardiolog invaziv, i cili aktualisht punon në Gjermani. Në takim është biseduar për bashkëpunimin dhe mundësitë që mjekët kardiolog të spitalit të Prizrenit  të kryejnë trajnime  për […]

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimin me PRAK

Prizren, 25 nëntor 2022 Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive, dhe Msc. Osman, Hajdari, drejtor i Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta, të spitalit të përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, të premten, kanë pritur në takim udhëheqës të Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë (PRAK), z. Ruxhdi Rexha, drejtor ekzekutiv, dhe z. […]

Vizitë e Institutit Kombëtar të Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë Intervente nga Luksemburgu

Prizren, 18-19 nëntor 2022. Një delegacion i Institutit Kombëtar të Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë Intervente nga Luksemburgu, i kryesuar nga Dr. Arnaud Charpentier, të premten dhe të shtunën kanë vizituar Spitalin e përgjithshëm”Prim.Dr. daut Mustafa” në Prizren. Fillimisht delegacioni i Luksemburgut është takuar me menaxhmentin e spitalit, i kryesuar nga Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive. […]

Vazhdojnë trajnimet për ultrasonografi

Prizren, 18 nëntor 2022 Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive e spitalit të përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, të premten, ka pritur në takim Dr. Avni Hazirin, trajner, dhe mjekët e spitaleve të përgjithshme të Prizrenit dhe Gjilanit, të cilët kanë ndjekur trajnimin për ultrasonografi. Drejtoresha ekzekutive ka falënderuar ekipin e mjekëve, të […]

Takim pune

Prizren, 16 nëntor 2022 Menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, i udhëhequr nga drejtoresha ekzekutive, Dr. Narqize Arënliu Hoxha, dhe ekipi i LuxDev-it, i udhëhequr nga Dr. Afërdita Ademi Osmani, të mërkurën, kanë mbajtur një takim pune ku është biseduar për ecurinë e punimeve dhe hapave konkretë për funksionalizimin e […]

Takim  me kryeinfermierë/e të reparteve

Prizren, 11 nëntor 2022 Drejtori i ifermierisë, Bsc. Fevzi Xhemali, të premten ka mbajtur takim me kryeinfermierë të reparteve. Ai fillimisht ka përshëndetur kryeinfermierët/et e rinjë, të cilët kanë marrë detyrat pas kryerjes së procedurave të rekrutimit të brendshëm, duke ju ofruar përkrahje dhe bashkëpunimin për punën e përbashkët për të ofrimin e shërbimeve sa […]

Takim i Këshillit Profesional

Prizren, 11 nëntor 2022 Këshilli Profesional, të premten, ka mbajtur takimin e radhës. Në takim është biseduar për punën, të arriturat dhe angazhimin e përbashkët për ngritjen e cilësisë së shërbimeve sa më të mira për pacientë. Takimi është udhëhequr nga Dr. Bali Gashi kryesues i Këshillit Profesional, ndërsa në emër të Këshillit Drejtues dhe […]

Interesim për mamografi

Prizren, 9 nëntor 2022 Dr. Narqize Arënliu-Hoxha, drejtorshë ekzekutive dhe dr. Hasan Arzoallxhiu, drejtor mjekësor, të mërkurën, kanë pritur në takim përfaqësuese të Shoqatës së grave në përkrahje të kluftës kundër kancerit të gjirit “RENESANCA”, që udhëhiqej nga Violeta Pirana, drejtoreshë dhe Linda Muriqi-Kukësisë dhe Elsa Koqinaj, anëtare. Në takim kanë marrë pjesë edhe Dr. […]

Takim me media

Prizren, 7 nëntor 2022 Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive e Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren dhe Dr. Hasan Arzoallxhiu, drejtor  mjekësor, të hënën, kanë mbajtur një takim me media, ku kanë prezantuar punët dhe të arriturat në katër muaj të menaxhimit, riorganizimit të shërbimeve dhe planet për të ardhmen.  Në […]

KFOR-i zviceran viziton spitalin e Prizrenit

Prizren, 3 Nëntor 2022 Dr. Narqize Arënliu Hoxhajm,drejtoreshë ekzekutive e Spitalit të Përgjithshëm” Prim.Dr. Daut Mustafa” në Prizren, të enjten, ka pritur në takim përfaqësues të KFOR-it zvicerran. Drejtoresha ekzekutive  shprehu falënderimin dhe gatishmërinë e vazhdimit dhe forcimit të bashkëpunimit me KFOR-in. KFOR-i  prej hyjes në Kosovë në vitin 1999, në vazhdimësi ka realizuar vizita […]

Vizitë e Bordit Drejtues të SHSKUK-së

Prizren, 1 Nëntor 2022 Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, të martën kanë vizituar Spitalin e Përgjithshëm ”Prim.Dr. Daut Mustafa” në Prizren. Bordi Drejtues i SHSKUK-së, i udhëhequr nga Dr. Aida Rexhepi, kryesuese, në përbërje të cilit ishin edhe Dr. Argeta Gecaj-Gashi, anëtare, z. Enver Gashi, anëtar dhe z. Fahredin Mjkovci, […]

Vizitë e delegacionit nga Luksemburgu 

Prizren, 25 tetor 2022 Ambasadori i Luksemburut në Kosovë, z. Eric Dietz, i shoqëruar nga z.Geneviève Hengen dhe znj. Claire Stoffels nga Ministria e Punëve te jashtme dhe Evropiane, znj.  Gulten Aka, drejtoreshe e zyres rajonale te LuxDev ne Kosove,si dhe dr. Afërdita AdemiOsmani dhe Blerda Avdiu, tëmartën, kanë vizituar Spitalin e Përgjithshëm”Prim. Dr. Daut Mustafa” […]

Punëtori rreth fillimit të shërbimit të ri të Kardiologjisë

Prizren, 19 tetor 2022 Në kuadër të aktiviteteve të projektit KSV/017 – LuxDev, të mërkurën, në sallën e hotelit “Premium” është mbajtur edhe një punëtori lidhur me fillimin e shërbimit të ri të Kardiologjisë intervente – Laboratorit për kateterizim në Spitalin e Përgjithshëm ”Prim.Dr. Daut Mustafa” në Prizren. Dr. Afërdita Osmani Ademi, udhëheqëse e projektit […]

Shënohet “Muaji i ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit”

Prizren, 17.10.2022 Në Spitalin e  Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa” në Prizren, të hënën, janë shënuar një varg aktivitetesh në shënimin e “Muajit të ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit”. Në amfiteatrin e spitalit në janë bërë bashkë mantilbardhë, menaxhment dhe mysafirë të shumtë, në mesin e të cilëve edhe Zëvendësja Emilia Rexhepi, UD ministrja e shëndetësisë […]

U.D. Drejtoresha e përgjithshme e SHSKUK-së, Dr. Pranvera Zejnullahu Raçi, vizitoi Spitalin e Përgjithshëm ” Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren

Prizren, 10 tetor 2022 Në kuadër të vizitave nëpër klinika të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, u.d. drejtoresha e përgjithshme e SHSKUK-së, Dr. Pranvera Zejnullahu Raçi, të hënën, ka vizituar Spitalin e Përgjithshëm” Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, ku është pritur nga drejtoresha ekzekutive, Dr, Narqize Arënliu Hoxhaj, dhe stafi menaxherial i spitalit.   […]

Takim me udhëheqës të Qendrës së Paraburgimit 

Prizren, 4 tetor 2022 Dr. Narqize Arënliu – Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive e Spitalit të Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa” në Prizren, të  martën, ka pritur në takim z. Shaban Kamberaj, drejtor i Qendrës së Paraburgimit në Prizren dhe z. Hyrjet Selaj, udhëheqës për siguri në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Në takim është biseduar për bashkëpunimin […]

Punëtori me temë: “Rëndësia e Planit Zhvillimor dhe prioritet për të ardhmen”

Prizren, 24.08.2022 Në kuadër të aktiviteteve të projektit KSV/017 –LuxDev, të mërkurën, në “Tiffany”, Prizren, është mbajtur punëtoria në të cilën është diskutuar për rëndësinë e aktiviteteve të Planit Zhvillimor dhe prioriteteve për të ardhmen. Në punëtorinë e paraditës Dr. Dorjan Marusic dhe Dr.Afërdita Ademi Osmani kanë folur për “Rëndësia e Planit Zhvillimor Institucional, Planit të […]

Takim me Drejtorin e Spitalit të Kukësit

Prizren, 16.08.2022 Dr. Narqize Arënliu-Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive dhe Dr. Hasan Arzoallxhiu, drejtor mjekësor, kanë pritur në takim drejtorin e Spitalit të Kukësit, Dr. Sylejman Sokoli. Në takim është biseduar për bashkëpunimin e dyanshëm në ofrimin e shërbimeve për pacient, në veçanti ofrimin e shërbimeve për pacientët e Qarkut të Kukësit për shërbimet që nuk ofrohen […]

Takim me përfaqësues të GIZ-it

Prizren, 10.08.2022 Drejtoresha ekzekutive ka pritur në takim përfaqësues të GIZ-it, në përbërje: Lulzim Baumann, Michael Coëing, Merita Kasapolli dhe Oljam Dervishi. Në takim është biseduar për bashkëpunimin, me theks të veçantë menaxhimin e mbeturinave.

Takim me gratë kuvendare

Prizren, 09.08.2022 Dr. Narqize Arënliu-Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive, ka pritur në takim gratë kuvendare në Kuvendin Komunal të Prizrenit. Gratë asmbleiste të subjekteve politike kanë uruar drejtoreshën për detyrën  e marrë dhe kanë premtuar mbështetje për Spitalin e Prizrenit përmes zërit të tyre në Kuvendin Komunal.

Takimi i Këshillit Profesional

Prizren, 09.08.2022 Këshilli Profesional ka mbajtur takimin e parë në prani të drejtoreshës ekzekutive, Dr. Narqize Arënliu- Hoxhaj, dhe drejtorit mjekësor. Dr. Hasan Arzoallzhiu. Takimi është udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Profesional, Dr. Bali Gashi. Drejtoresha ekzekutive ka falenderuar anëtarët e Këshillit Profesional për punën e bërë deri më tash dhe ka kërkuar që të […]

Takim me drejtorin e Emergjencës të QKUK-së

Prizren, 09.08.2022 Dr. Narqize Arënliu-Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive me stafin menaxhues ka pritur në takim Dr. Naser Syla, drejtor i Emergjencës – QKUK. Në takim është biseduar për bashkëpunimin dhe  koordinimin, me qëllim të ofrimit sa më të mirë të shërbimeve emergjente dhe mënyrën e transferimit të rasteve nga emergjenca e Spitalit në emergjencën e QKUK-së.

Takim me përfaqësues të Partisë turke – KDTP

Prizren, 06.08.2022 Dr. Narqize Arënliu-Hoxhajm, drejtoreshë ekzekutive dhe dr. Hasan Arzoallzhiu, drejtor mjekësor kanë pritur në takim një delegacion të partisë turke KDTP, i udhëhequr nga Fikrim Damka. Në takim është biseduar për bashkëpunimin dhe mbështetjen për ofrimin e shërbimeve sa më të mira shëndetësore për pacient.

Takim me delegacionin e Shoqatës së Mjekëve Turq të Kosovës

Dr.Narqize Arënliu-Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive, dhe Dr. Hasan Arzoallxhiu,  drejtor mjekësor, të premten kanë pritur në takim një delegacion të Shoqatës së Mjekëve Turq të Kosovës ( KTHD), i udhëhequr nga Dr. Atakan Koro, kryetar, dhe dr. Ramadan Mazrek dhe dr. Engin Tokay, anëtar. Në takim është biseduar për bashkëpunimin midis mjekëve turq dhe mjekëve të […]

Takim me përfaqësues të partisë rome LPRK

Prizren, 22.07.2022 Dr. Narqize Arënliu-Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive dhe dr. Hasan Arzoallzhiu, drejtor mjekësor kanë pritur në takim një delegacion të partisë rome- LPRK , udhëhequr nga z. Erxhan Galushi.

Takim me media

Prizren, 15.07.2022 Dr. Narqize Arënliu –Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive, ka mbajtur takimin e parë me media pas marrjes së dytës së drejtorshës ekzekutive të Spitalit.Në takim është prezantuar gjendja aktuale  dhe planet për të ardhmen. Drejtoresha ekzekutive ka falënderuar mediat për punën dhe prezantimin e gjendjes në spital, duke shpreh gatishmëri për bashkëpunim dhe transparencë në […]

Takim me delegacionin e Bingenit të Gjermanisë

Prizren, 08.07.2022 Dr. Narqize Arënliu-Hoxha, drejtoreshë e Spitalit të Përgjithshëm dhe dr. Hasan Arzoallxhiu, drejtor mjekësor të premten kanë pritur në takim një delegacion nga qyteti Bingen i Gjermanisë. Delegacioni udhëhiqej nga kryebashkiaku i qytetit të Bingenit, z. Tomas Feser, i shoqëruar edhe nga Jurgen Prt, asistent dhe znj. Anete Hammel, asambleiste e partisë SPD. […]

Takim me shoqatën e pensionistëve të TMK-së/FSK-së 

Prizren, 7 Korrik 2022 Dr. Narqize Arënliu – Hoxhaj, drejtoreshë e Spitalit të Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa”, të  enjten, ka pritur në takim përfaqësues të Shoqatës së pensionistëve të TMK-së-FSK-së, të udhëhequr nga z.Bajram Bekteshi, kryetar. Në takim është biseduar për baskëpunimin institucional.

Dr. Narqize Arënliu – Hoxhaj së bashku me zëvëndëskryeministren Emilia Rexhepi janë pritur në takim nga ministri i Shëndetësië, Prof. Dr. Rifat Latifi

Dr. Narqize Arënliu – Hoxhaj, drejtoreshë e Spitalit të Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa”të prizrenit, së bashku me znj. Emilia Rexhepi, zëvëndëskryeministre e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të  marten, janë pritur në takim nga ministri i Shëndetësië, Prof. Dr. Rifat Latifi.  Dr. Narqize Arënliu – Hoxhaj, ministrin e Shëndetësisë e ka njoftuar për marrjen e […]

Njoftim

Duke ju referuar qarkullimit të dy llogarive në Facebook në ermrin e Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren : fb: Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” – Prizren fb: Spitali Rajonal i Prizrenit Si dhe kerkesës përmes e-mailit dt. 30.06.2022 për sqarim drejtuar zyres të IT – SPPz nga Drjetori Ekzekutiv […]

Dr. Narqize Arënliu – Hoxhaj merr detyrën e drejtoreshës ekzekutive

Prizren, 28.06.2022 Dr. Narqize Arënliu – Hoxhaj, Specialiste e Pedodoncisë dhe  Stomatologjisë Preventive, sot, e  martë, 28 qershor 2022, ka marrë detyrën e drejtoreshës ekzekutive të Spitalit të Përgjithshëm”Prim.Dr. Daut Mustafa” në Prizren. Dorëzimi i detyrës është bërë nga Këshilli Drejtues, përkatësisht nga drejtori mjekësor,  dr. Ali Hoti. Gjatë pranim dorëzimit u shpreh gatishmëria e […]

Vizitë e LuxDev

Prizren, 28 qershor 2022 Dr. Narqize Arënliu-Hoxhaj, drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm të premten ka pritur në takim Znj. Veronique Meyers, drejtoreshë e resurseve humane  nga Luksemburgu dhe  dr. Afërdita Ademi Osmani, udhëheqëse e Propjektit KSV/017-LuksDev. Në takim është biseduar për vazhdimin e aktiviteteve të Projektit LuxDev dhe thellimin e bashkëpunimit me qëllim të përkrahjes […]

Përurohet reparti i renovuar i Kirurgjisë

Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Prof. Asoc. Dr. Afrim Avdaj, ministri  i Shëndetësisë, Prof. Dr. Rifat Latifi dhe ambasadorja e Luksemburgut në Kosovë, Znj. Natacha Gomesh, sot kanë përuruar repartin e renovuar të Kirurgjisë, i gatshëm për akreditim ndërkombëtarë. Në përurim kanë marrë pjesë edhe zëvëndësimistri i shëndetësisë, Dr. Arsim Berisha, shefi […]

Lindi fëmija i parë i gjinisë mashkullore në vitin 2022

Në Spitalin e Përgjithshëm “Prim, Dr Daut Mustafa”në Prizren lindi fëmija i parë i gjinisë mashkullore, me peshë 3080gr, gjatësi 48 cm. Nëna dhe fëmija gëzojnë shëndet të plotë.  Urime dhe gëzuar 2022 !

Ndahet nga jeta Dr. Ibrahim Opoja, specialist i internos

Sot, më 14 dhjetor 2021, rreth orës 02 pasmesnate, pas një sëmundjeje të shkurtër, ndërroi jetë dr. Ibrahim Opoja,  specialist i internos në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren. Lindi më 19.10.1962 në Prizren, ku kreu edhe shkollimin fillor dhe të mesëm. Në vitin 1990 diplomon  në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. […]

Vizitë e delegacionit nga Luksemburgu 

Ambasadorja e Luksemburut në Kosovë, znj, Natasha Gomes, në shoqërim të dy përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Luksemburug,  udhëheqësit të Zyrës Zhvillimore në Prishtinë, z. Richard Shmit, dhe udhëheqëses së Projektit Mbështetës për Shëndetësinë në Kosovë, KSV/017, Dr. Afërdita Osmani, të mërkurën kanë vizituar Spitalin e Përgjithshëm”Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.  […]

‘’Rotary Prizren Macadam’’ dhuron një inkubator mobil

Në kuadër të projektit “Bashkohu edhe ti” Rotary Prizren Macadam,  të mërkurën, Spitalit të  Përgjithshëm” Prim.Dr. Daut Mustafa’ në Prizren i ka dhuruar një inkubator mobil, i cili do të jetë një ndihmesë e madhe për nevoja të repartit të Neonatologjisë dhe Pediatrisë.  Kryetari i “Rotary Prizren Madacam”, Veton Çipa, ka shprehur kënaqësinë që sot […]

OMK ndan mirënjohje për institucionet shëndetësore

Prizren, 23 mars 2021 Oda e Mjekëve të Kosovës në amfiteatrin e Spitalit të Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa” në Prizren mban ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve për institucionet shëndetësore të rajonit të Prizrenit për punën, angazhimin dhe kontributin në luftimin e pandemisë. Mirënjohje i është ndarë edhe spitalit të Prizrenit.

Mirënjohje për drejtorin e spitalit

Kukës, 25 shkurt 2021 Bashkia e Kukësit i ndan mirënjohje drejtorit të spitalit, Prof.Ass.Dr. Afrim Avdaj, për ndihmën e dhënë banorëve të Kukësit për shërbimet në spitalin e Prizrenit Mirënjohja është dorëzuar nga kryetari i Bashkisë së Kukësit, z. Safet Ggjici.

Fotografitë përjetësojnë momentet!

Çast i fiksuar me datë 11.12.2020 gjatë një interventi të rrallë me shkallë të lartë vështirësie, i pari i realizuar në Spitalin e Prizrenit, tek pacientja S.L. 32 vjeçe me dg preoperative: apendicitis phlegmonosa et cholecystitis calculosa ku u realizua me sukses apendectomia et cholecystectomia laparoscopica. Kirurgjia miniinvazive me të gjithë avantazhet e saj si: […]