Data: 01-05-2024 24 orë Emergjenca kontakto numrin +383 45 104 230

  • Drejtoria

    +383 29 243 134
  • Rruga Shkronjat

    20000, Prizren
  • Emaili

    spitali.prizren@rks-gov.net

Reagim lidhur me rastin në Spitalin e Prizrenit

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), po trajton me prioritet të lartë rastin që ka ndodhur në Spitalin e Prizrenit, nëse ka pasur shkelje të procedurave standarde gjatë punës së stafit mjekësor.

Prishtinë, 29 qershor 2023,

Komunikatë për media nga ShSKUK. Në të njëjtën kohë jemi duke pritur raportin e ekspertëve mjeko-ligjorë, për të konstatuar e konkluduar mbi shkaqet dhe rastin. Andaj, aktualisht nuk mund të konkludohet nëse mjekët që kanë trajtuar rastin, ndonëse janë arrestuar, kanë kryer veprim që ka shkaktuar rrezik jete. Raportet profesionale, për çdo rast me fatalitet që ndodh në kushtet spitalore, janë element kyç për të verifikuar nëse mjeku ka shkelur procedurat, apo nuk ka vepruar sa, e si duhet. Pa këto raporte, çdo konkluzion mbetet jo vetëm i pabazuar, por arbitrar.

https://shskuk.rks-gov.net/News/SingleNews/17736

Lexo Komentet

Comments are closed.