Data: 08-12-2022 24 orë Emergjenca kontakto numrin +383 45 104 230

  • Drejtoria

    +383 29 243 134
  • Rruga Shkronjat

    20000, Prizren
  • Emaili

    spitali.prizren@rks-gov.net

Takim i Këshillit Profesional

Prizren, 11 nëntor 2022

Këshilli Profesional, të premten, ka mbajtur takimin e radhës. Në takim është biseduar për punën, të arriturat dhe angazhimin e përbashkët për ngritjen e cilësisë së shërbimeve sa më të mira për pacientë. Takimi është udhëhequr nga Dr. Bali Gashi kryesues i Këshillit Profesional, ndërsa në emër të Këshillit Drejtues dhe drejtoreshës ekzekutive, ka prezantuar Dr. Hasan Arzoallxhiu, drejtor mjekësor.

Këshilli Profesional ka diskutuar edhe çështjen e patologjive për të cilat është bërë kërkesa nga SHSKUK për hartimin e protokoleve dhe udhërrëfyesve klinikë, si dhe planifikimin për vitin 2023 për investimet në infrastrukturë, pajisje dhe aparaturë mjekësore dhe material harxhues.

Në takim, për herë të parë, ka marrë pjesë edhe drejtori i ri i Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta, z. Osman Hajdari, dhe shefi i prokurimit, z. Sami Ahmetaj.

Lexo Komentet

Comments are closed.