Data: 14-04-2024 24 orë Emergjenca kontakto numrin +383 45 104 230

  • Drejtoria

    +383 29 243 134
  • Rruga Shkronjat

    20000, Prizren
  • Emaili

    spitali.prizren@rks-gov.net

Tranime profesionale për menaxhmentin dhe personelin e Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit dhe Gjilanit

Prishtinë, 26/27 qershor 2023

Në organizim të Odës së Mjekëve të Kosovës, të hënën dhe të martën, në hotel “Emerald” në Prishtinë është mbajtur punëtoria dy ditore për menaxhmentin, mjekët, infermierët dhe stafin administrativ të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit dhe Gjilanit. Trajnimi është pjesë e implementimit të Programit për Mbështetjen e Shëndetësisë në Kosovë, me fokus në Sistemin e menaxhimit të cilësisë dhe zhvillimin e aftësive udhëheqëse dhe menaxheriale të Spitaleve, ndërsa ligjëruar ishin udhëheqës dhe akspertë nga Spitali i Përgjithshëm i Izollas në slloveni: Z. Radivoj Nardin, drejtor general, Znj. Nevenka Romih, drejtoreshë e planifikimit, zhvillimit dhe financave, dhe Z. Marko Markežič, drejtor i departamentit të teknologjisë informative dhe mirëmbajtjes teknike.

Organizimi i punëtorisë, përkatësisht trajnimeve për mjekët e Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit dhe Gjilanit janë rezultat i zbatimit të aktiviteteve të Marrëveshjes së Delegimit për Fonde dhe Zbatim (MDZF) ndërmjet Odës së Mjekëve të Kosovës dhe LuxDev-it.

26 qershor-Temat e prezantuara:
– Znj. Nevenka Romih, drejtoreshë e planifikimit, zhvillimit dhe financave: Prezantimi i shkurtë i Sllovenisë, Organizimi i sistemit shëndetësor në Slloveni, Financimi i sistemit shëndetësor në Slloveni dhe Situata në Spitalin e Përgjithshëm Izola në 2014.
– Z. Radivoj Nardin, drejtor gjeneral i Spitalit të Përgjithshëm Izola:  Misionin, Vizionin dhe Strategjia e spitalit të Izolas, Procesi i planifikimit në spitale dhe Mjetet e menaxhimit në spital 
– Z. Marko Markežič, drejtor i departamentit të teknologjisë informative dhe mirëmbajtjes teknike:  Transformimin dixhital në Spitalin e Përgjithshëm në Izola 2017-2022

27 qershor 2023-temat e prezantuara:
– Znj. Nevenka Romih: Analitika në Spitalin e Përgjithshëm Izola nga viti 2014 -2022, Spitali i Përgjithshëm Izola në ditët e sotme, Planet analitik dhe zhvillimi në Spitalin e Përgjithshëm Izola nga viti 2023 e në vazhdim
– Z. Radivoj Nardin: Planifikimi dhe fokusimi i menaxhimit për Spitalin e Përgjithshëm Izola nga viti 2023 e në vazhdim.
– Z. Marko Markežič: Zhvillimi dhe planet për transformimin dixhital të Spitalit të Përgjithshëm Izola nga viti 2023 e në vazhdim.

Qeveria e Luksemburgut, përmes projektit KSV/017, përkatësisht LuxDev-it, në vazhdimësi është duke përkrahur Spitalin e Prizrenit në fusha të ndryshme, si: hartimin e veglave të punës, infrastrukturë, pajisje, trajnime, si dhe standardizimin e proceseve të punës si parakushte drejt arritjes së akreditimit ndërkombëtarë, që është edhe një nga synimet kryesore të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit.

Lexo Komentet

Comments are closed.