Data: 05-11-2024 24 orë Emergjenca kontakto numrin +383 45 104 230

  • Drejtoria

    +383 29 243 134
  • Rruga Shkronjat

    20000, Prizren
  • Emaili

    spitali.prizren@rks-gov.net

Në Shërbimin e Kardiologjisë intervente – laboratori i kateterizimit janë trajtuar 46 pacientë

Prizren, 02 korrik 2024

Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive, së bashku me drejtorin mjekësor, Dr. Hasan Arzoallxhiu, drejtorin e Infermierisë, Bsc. Fevzi Xhemali, dhe drejtorin e Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta, Msc. Sami Ahmetaj, të martën, kanë vizituar Shërbimin e kardiologjisë intervente – laboratori i kateterizimit.

Dr. Fazli Berisha, shef i Koronares dhe përgjegjësi i Kardiologjisë Intervente, stafin menaxherial e ka njoftuar për ecurinë e punës, shërbimet e ofruara dhe intervenimet e kryera nga data 14 qershor 2024, kur është bërë hapja, përkatësisht inaugurimi i Shërbimit të Kardiologjisë intervente – laboratori i kateterizimit

  “Nga data 14 qershor 2024 në Shërbimin e kardiologjisë intervente janë kryer 34 koronografi, 12 stendime, prej tyre 5 raste akute, ndërsa gjatë ditës së sotme janë kryer 4 raste elective dhe në trajtim është një rast akut. Të gjitha rastet janë kryer me sukses dhe nuk ka pasur komplikime të pacientëve të trajtuar”, – tha dr. Berisha.

Drejtoresha ekzekutive ka biseduar edhe me pacientët e hospitalizuar në Shërbimin e Kardiologjisë invasive, ndërsa ka falënderuar stafin e spitalit dhe ekipet nga QKUK për punën, angazhimin , përkushtimin dhe ofrimin e shërbimeve për pacientë, duke ofruar mbështetjen dhe përkrahjen, me qëllim të ofrimit sa më të mirë dhe ngitje të cilësisë së sëhrbimeve për pacientë.

Për funksionalizimin e Shërbimit të Kardiologjisë intervente – laboratori i kateterizimit në Spitalin e Përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” në Prizren, Ministria e Shëndetësisë/ShSKUK-së për planin arkitekturor, punët infrastrukturore, materiali shpenzues dhe medikamentet e nevojshme kanë investuar rreth 1 milion EURO, kurse Qeveria e Luksemburgut për sigurimin e pajisjeve mjekësore të nevojshme për funksionalizim e këtij shërbimi, inventarin jomjekësor (mobilimi) dhe trajnimet profesionale të stafit brenda dhe jashtë Kosovës ka investuar 2 milion euro.

 

Lexo Komentet

Comments are closed.