Data: 28-04-2024 24 orë Emergjenca kontakto numrin +383 45 104 230

  • Drejtoria

    +383 29 243 134
  • Rruga Shkronjat

    20000, Prizren
  • Emaili

    spitali.prizren@rks-gov.net

Nderohet Dr. Ahmet Goçaj

Prizren, 30 janar 2024

Spitali i Përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa”në Prizren, të martën, në amfiteatrin e Universitetit Publik “Ukshin Hoti” në Prizren, ka organizuar akademi përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e Dr. Ahmet Goçaj, specialist në fushën e gjinekologjisë dhe obstetrikës, ku kanë marrë pjesë familjarë, miq, kolegë, bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë, në mesin e të cilëve edhe gjenarl Enver Cikaqi, dhe Z. Nait Hasani

Akademia përkujtimore është organizuar nën kujdesin e drejtoreshës ekzekutive, Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, e cila në fjalimin e saj ka vlerësuar punën dhe profesionalizmin e Dr. Ahmet Goçaj.

“Dr. Ahmeti ishte njeri i dashur, i afërt, profesionist dhe vizionar. Doktori me kohë e kishte kuptuar se të jesh në shërbim të popullit tënd dhe në veçanti të atyre që kanë nevojë për ndihmë dhe shërbime shëndetësore, është detyrë profesionale dhe humane. Këtë, doktor Ahmeti, e ka dëshmuar duke qenë pranë dhe në shërbim të të gjithë atyre që kishin nevojë për  ndihmën e tij, ndërsa në vendin e punës ishte shembull i kryerjes së detyrave me përgjegjësi të mjekut specialist në fushën e gjinekologjisë”, – tha drejtoresha ekzekutive, Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj.

Puna e doktor Ahmetit është vlerësuar edhe nga Shefi i repartit të gjinekologjisë, Dr. Shukri Lecaj.

“Dr. Ahmet Goçaj la gjurmë të mëdha në repartin tonë, duke u angazhuar maksimalisht në punë, ishte konstruktiv dhe gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar, sidomos pacientët, të cilëve edhe do t’i mungoj”, – pohoi shefi i repartit të gjinekologjisë, Dr. Shukri Lecaj..

Ndërsa drejtori mjekësor Dr. Hasan Arzoallxhiu,  Dr. Ahmetin e ka cilësuar si një njeri të kompletuar me kontributin e dhënë ndër vite.

 “ Doktor Ahmeti ka jetuar një jetë të plotë dhe të përmbushur, sepse ka plotësuar dy qëllimet më të rëndësishme në jetë: ka ndërtuar një familje të mrekullueshme dhe i ka shërbyer atdheut në kohë të vështira dhe kur atdheu ka më së shumti nevojë. Në këtë drejtim, në kontaktet që kam pasur me miq dhe udhëheqës të UÇK-së, kam mësuar se Dr. Ahmeti ka qenë person shumë i rëndësishëm, sidomos për Zonën e Dytë të UÇK-së”, – pohoi drejtori mjekësor, Hasan Arzoallxhiu.

Në emër të bashkëveprimtarëve dhe bashkëluftëtarëve ka folur Bekim Morina.

“ Si student Ahmeti ka qenë një prej themeluesve të Këshillit për Pajtimin e Gjaqeve, të udhëhequr nga Anton Qeta. Ahmeti pajtoi gjaqe, shëroi njerëz të sëmurë dhe mjekoi plagë lirie. Ai ishte shembull për ushtarët e tjerë dhe dëshirën më të madhe kishte formimin e një spitali ushtarak në vendin tonë’, – tha bashkëveprimtari, Bekim Morina.

Në fund në emër të familjes për arganizimin e akademisë dhe respektin e treguar për Dr. Ahmet Goçaj, ka falenderuar bashkëshortja Dr. Shpresa Goçaj.

“Në emër familjes falënderoj drejtoreshën dhe spitalin e prizrenit për organizimin e kësaj akademie përkujtimore, si dhe gjithë ju të pranishëm, sepse me këtë keni treguar respektin dhe mbështetjen në këto momente të dhimbjes, ndërsa ndarja nga jeta e Ahmetit na jep mesazhin se duhet ta shohim jetën si një mundësi që na është ofruar për ta bërë pak më të mirë këtë botë”, – theksoi dr. Shpresa

Dr. Ahmet Goçaj ka ndërruar jetë më 27 janar 2024 në moshën 58 vjeçare, ndërsa është varrosur të dielën në Varrezat e dëshmorëve në Landovicë

Lexo Komentet

Comments are closed.