Prizren, 9 dhe 10 mars 2023
Dy ekspertë nga Krocia Prof.Dr. Boris Filipoviq-Grçiq, MD, PhD, Departamenti i Pediatrisë, Qendra Klinike Spitalore në Zagreb Dr. Darjan Kardum, MD, PhD, Departamenti i Pediatrisë, Qendra Klinike Spitalore në Osijek, Instruktorë ndërkombëtarë të reanimimit të të porsalindurve, Këshilli Evropian i Reanimimit, të enjten dhe të premten, në repartin e Neonatologjisë kanë mbajtur me temë “Reanimim neonatal / Oksigjenoterapia tek të porsalindurit” dhe “Vendosja e kateterit qëndror(umbilikal) apo dhe vija të thella dhe transfuzioni tek të porsalindurit”
Në mënyrë teorike dhe praktike ekspertët kroatë kanë demostruar rastet, si: Algoritmi i reanimimit të të porsalindurit (BFG), Menaxhimi i rrugëve ajrore tek të porsalindurit (DK), Të porsalindurit e parakohshëm janë të ndryshëm (BFG, Menaxhimi fillestar i një të porsalinduri me stimulim dhe kujdes termik, Menaxhimi i një të porsalinduri para kohe me kujdes termik dhe nCPAP, Menaxhimi i rrugëve të frymëmarrjes – një person, Menaxhimi i rrugëve të vështira të frymëmarrjes – dy persona, Pajisjet – oksimetri pulsues, Qeset vetë-fryrëse, Aparati-T, Laringoskopi, Reanimatori, Pompat e infuzionit, Suksioni, Vendosja e kateterit venoz të kërthizës, Punksioni i gjoksit, Ngjeshjet në gjoks, Aplikimi i barnave në reanimim, Kujdesi pas reanimimit.
Trajnimi është përcjellëe dhe nga Zv/drejtori i spitalit, Dr. Hasan Arzoallxhiu, i cili ekspertët nga Sllovenia i ka njoftuar për gjendjen në spital dhe ka falenderuar për ardhjen e tyre në spitalin e Prizrenit për të treguar metodat më të reja në fushën e neonatologjisë.
Trajnimi është pjesë e zbatimit të aktiviteteve të Marrëveshjes së Delegimit për Fonde dhe Zbatimit (DAFI KSV017•21 2749) ndërmjet Odës së Mjekëve të Kosovës dhe LuxDev, sipas Rezultatit 2, për zhvillimin e vazhdueshëm profesional të stafit shëndetësor të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit dhe Prizrenit.
Lexo Komentet