Ambasadorja e Luksemburut në Kosovë, znj, Natasha Gomes, në shoqërim të dy përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Luksemburug, udhëheqësit të Zyrës Zhvillimore në Prishtinë, z. Richard Shmit, dhe udhëheqëses së Projektit Mbështetës për Shëndetësinë në Kosovë, KSV/017, Dr. Afërdita Osmani, të mërkurën kanë vizituar Spitalin e Përgjithshëm”Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.
Delegacioni fillimisht janë takuar me menaxhmentin e spitalit, ku nga drejtori ekzekutiv, Prof.Asoc. Dr. Afrim Avdaj, janë njoftuar me të arriturat e deritanishme, sfidat dhe planifikimet për të ardhmen. Në mënyrë të veçantë janë njoftuar me menaxhimin e situtës më pandeminë COVID-19, ecurinë e projektit KSV/017, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Luksemburgut për ndihmën e sektorit të shëndetësisë, ne veçanti spitalit.
Delegacioni më pas kanë vizituar disa nga hapësirat e spitalit: repartin e Kirurgjisë, repartin e Neonatologjisë dhe hapësirat e Kardiologjisë invazive.
Në shenjë falënderimi për bashkëpunimin dhe ndihmën e ofruar nga Qeveria e Luksemburgut, drejtori ekzekutiv ka ndarë mirënjohje në emër të spitalit dhe gjithë qytetarëve që marrin shërbime në spitalin e Përgjithshëm në Prizren.
Lexo Komentet