Data: 03-10-2024 24 orë Emergjenca kontakto numrin +383 45 104 230

  • Drejtoria

    +383 29 243 134
  • Rruga Shkronjat

    20000, Prizren
  • Emaili

    spitali.prizren@rks-gov.net

Takim pune

Prizren, 16 nëntor 2022

Menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, i udhëhequr nga drejtoresha ekzekutive, Dr. Narqize Arënliu Hoxha, dhe ekipi i LuxDev-it, i udhëhequr nga Dr. Afërdita Ademi Osmani, të mërkurën, kanë mbajtur një takim pune ku është biseduar për ecurinë e punimeve dhe hapave konkretë për funksionalizimin e Kardiologjisë intervente.

Në takim është biseduar edhe për vizitën delegacionit të Institutit Kombëtar të Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë Intervente nga Luksemburgu, që do të kryesohet nga Dr. Arnau  Charpentier, i cili të premten dhe të shtunën do të vizitojë Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.

Lexo Komentet

Comments are closed.