Data: 14-12-2024 24 orë Emergjenca kontakto numrin +383 45 104 230

  • Drejtoria

    +383 29 243 134
  • Rruga Shkronjat

    20000, Prizren
  • Emaili

    spitali.prizren@rks-gov.net

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimin me PRAK

Prizren, 25 nëntor 2022

Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive, dhe Msc. Osman, Hajdari, drejtor i Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta, të spitalit të përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, të premten, kanë pritur në takim udhëheqës të Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë (PRAK), z. Ruxhdi Rexha, drejtor ekzekutiv, dhe z. Besim Kodra, drejtor i programeve.

Në takim është biseduar për bashkëpunimin e dyanshëm për të mirën e pacientëve, ndërsa është nënshkruar edhe Marrëveshja e Bashkëpunimit për matjen e kënaqshmërisë dhe eksperiencave të pacientëve me shërbimet shëndetësore në spital.

Marrëveshja do të shërbejnë për të identifikuar kërkesat që kanë pacientët për të marrë shërbime sa më të mira shëndetësore dhe do të jetë një bazë e mirë për përmirësimin e kualitetit të shërbimeve shëndetësore për pacientët që marrin shërbime në spitalin e përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.

 

 

Lexo Komentet

Comments are closed.