Data: 28-04-2024 24 orë Emergjenca kontakto numrin +383 45 104 230

  • Drejtoria

    +383 29 243 134
  • Rruga Shkronjat

    20000, Prizren
  • Emaili

    spitali.prizren@rks-gov.net

Gjatë vitit 2023 kanë lindur 2622 fëmijë, janë hospitalizuar 18615 pacientë dhe janë kryer 5290 operacione të ndryshme

Prizren, 11 Shkurt 2024

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren nga viti në vit po ngrit cilësinë e shërbimeve shëndetësore për popullatën, andaj edhe numri i pacientëve që marrin shërbime në spital është në rritje e sipër.

Bazuar në raportin vjetor, gjatë vitit 2023 në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren janë hospitalizuar 18615 pacientë me gjithsej 74325 ditë shërimi. Janë kryer 5290 operacione (kirurgji, urologji, ortopedi, orl, oftamlogji, gjinekologji dhe akusheri), janë kryer 108727 vizita ambulatore, 30605 vizita diagnostike, 24685 vizita tjera të veçanta dhe 38078 shërbime imazherike-radiologjike. Janë kryer 2594 lindje me gjithsej 2622 fëmijë të lindur.

Gjatë vitit 2023 janë kryer 29854 dializa. Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” ka numrin më të madh të pacientëve që marrin shërbimet e dializës, mbi 200 pacientë , nga komuna e Prizrenit, Rahovecit, Malishevës, Suharekës, Dragashit dhe Mamushës.

Shërbime të dializës marrin edhe pacientë nga Veriu i Shqipërisë, Qarku i Kukësit.

Lexo Komentet

Comments are closed.