Data: 14-12-2024 24 orë Emergjenca kontakto numrin +383 45 104 230

  • Drejtoria

    +383 29 243 134
  • Rruga Shkronjat

    20000, Prizren
  • Emaili

    spitali.prizren@rks-gov.net

Ndahet nga jeta Dr. Ahmet Goçaj, specialist gjinekolog-obstetër

Prizren, 27 janar 2024

Sot, më 27 janar 2024, në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren, ndërroi jetë Dr. Ahmet Goçaj, specialist gjinekolog-obstetër

Dr. Ahmet Goçaj, lindi më 26.11.1966 në Vuthaj.
Në vitin 1997 diplomon në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup.
Në vitin 2005 kryen specializimin për Gjinekologji-Obstetrikë në Prishtinë.
Pas kryerjes së specializimit, punësohet në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren
Dr. Ahmet Goçaj pas vetes la bashkëshorten, Dr. Shpresa, djalin Ibri dhe vajzat Kaltrina dhe Alba.

Drejtoria e Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren i shpreh ngushëllime familjes, miqve, kolegëve dhe pacientëve me rastin e vdekjes së Dr. Ahmet Goçaj
Kujtimi për punën, kontributin dhe veprën e Dr. Ahmet Goçaj do të mbetet i përhershëm!

Spitali i Përgjithshëm
“Prim. Dr. Daut Mustafa”
Prizren

Lexo Komentet

Comments are closed.