Prizren, 29 Nëntor 2022
Të martën, në spitalin e përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” në Prizren, në kabinetin e Kardiologjisë, është realizuar procedura diagnostike e Echokardiografia transezofageale.
Nën udhëheqjen e e Prof. Dr. Aurora Bakalli, procedura është kryer nga mjekët kardiologë të spitalit të përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa” në Prizren: Dr. Fazli Berisha dhe Dr. Krenare Limani.
Trajnimi është organizuar në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Delegimit për Fonde dhe Zbatim (MDZF) ndërmjet Odës së Mjekëve të Kosovës dhe LuxDev.
Lexo Komentet