Data: 22-10-2024 24 orë Emergjenca kontakto numrin +383 45 104 230

  • Drejtoria

    +383 29 243 134
  • Rruga Shkronjat

    20000, Prizren
  • Emaili

    spitali.prizren@rks-gov.net

Në repartin e pediatrisë shfrytëzueshmëria e kapaciteve 86.9 %

Prizren, 23 shkurt 2024.

Gjatë muajit janar 2024 në repartin e pediatrisë janë hospitalizuar 242 fëmijë me gjithsej 1.293 ditë shërimi dhe mesataren e shërimit 5.4 ditë. 

Reparti i pediatrisë ka 13 dhoma të pacientëve me gjithsejt 48 shtretër, me shfrytëzueshmëri të kapaciteteve 86.9%

Ndërsa, gjatë vitit 2023 në Repartin e Pediatrisë janë hospitalizuar 2.165 pacientë, me gjithsej 10.423 ditë shërimi, ndërsa janë kryer edhe 12.260 vizita specialistike ambulantore dhe 250 vizita tjera diagnostike.

Në Repartin e Pediatrisë punojnë 16 mjekë specialistë pediatër, ndërsa udhëhiqet nga Dr. Fatmire Braha, e cila njëherit është edhe kryesuese e Këshillit Profesional

Në repartin e pediatrisë punojnë 20 infermiere dhe udhëhiqen nga kryeinfermierja, Fidan Paqarizi.

Në repartin e pediatrisë kryhen këto shërbime: vizita specialistike, Konsultime specialistike, Hospitalizimi, trajtimi dhe kujdesi i fëmive të hospitalizuar, Ekzaminime klinike radiologjike dhe laboratorike – biokimike, Vizita këshilluese për fëmijët e moshave të ndryshme.

Lexo Komentet

Comments are closed.