Data: 02-12-2024 24 orë Emergjenca kontakto numrin +383 45 104 230

  • Drejtoria

    +383 29 243 134
  • Rruga Shkronjat

    20000, Prizren
  • Emaili

    spitali.prizren@rks-gov.net

PËR PACIENTIN

Rregullorja për rendin e brendshëm në Spitalin Rajonal në Prizren
Rendi shtëpiak

1. Për pranimin e të sëmurit në Spital , duhet patjetër udhëzimi mjekësorë dhe Leja e njoftimit. Pranimin e bënë vetëm mjeku specialist dhe kujdestar nëpërmjet ambulances së pranimit të Spitalit. Në raste urgjente, mjeku do të pranoj të sëmurin pa dokumentet e përmendura . I sëmuri do të lëshohet posa të skadojë gjendja urgjente.
2. I sëmuri i posa pranuar obligohet të lërë gardëroben e tij në depo të Spitalit për të cilën merr fletëkthimin ( reversin ) , si dhe t’i nënështrohet trajtimit komplet sanitar
3. Të sëmurëve nuk u lejohet të sjellin në spital gjëra të tjera personale dhe sende të çmueshme , përveq mjeteve për higjienë personale , shtypit dhe librave për lexim.
4. Vizita e të sëmurëve në Spital lejohet për ditë , duke filluar prej ores 13:00 gjer në orën 14:00 .
5. Rendi shtëpiak në Spital zhvillohet sipas programit kohor vijues për pacientë:
– ngritja në orën 6
– mëngjezi prej ores 7-8:30,
– dreka prej orës12:00-14:00
– pushimi i pas ditës është prej orës 15:00-18:00
-darka prej orës 17:00-18:00 në sezonin dimëror,
-darka prej orës 18:00-19:00 në sezonin verorë,
– koha e lire në katin e vetë ( repart) prej orës 19:00- 21:00,
– fikja e dritës dhe fjetja në ora 21:00
-ndalohet rreptësishtë lëshimi i repartit dhe tubimi i të sëmurëve në dhomën e tyre.
– ndalohet hyrja e pacientëve në dhomën e kujdestarisë pa u lajmëruar te infermierët.
6. Dalja e të sëmurëve jashtë Spitalit në rrethin më të afërt të Spitalit lejohet vetëm në kohën e lire prej orës 15:00-18:00 çdo ditë, përveq në raste ndalimi të posaqëm ( epidemi, kohë e keqe etj ).
7. Të sëmurët nuk duhet të marrin barëra të tjera përveq atyre që i cakton mjeku kompetent ose mjeku kujdestar.
8. Të smurëve dhe vizitorëve të tij u ndalohet rreptësishtë sa vijon:
– sjellja në Spital e pijeve alkoolike dhe përdorimi i tyre,
-të pirët e duhanit,
-përdorimi i nxehëseve , furnelave dhe zierja e kafës në dhoma të të sëmurëve,
-sjellja në Spital të gjërave ushqimore (përveq pemëve dhe lëngjeve për përdorim të ditës),
-luajtja letrash dhe çdo lloj bixhozi,
-përdorimi i ashensorëve,përveq atyre që janë vetëm për të sëmurët,
-perdorimi i telefonave zyrtarë,
-hyrja në dhomat e infermiereve,
-marrja e ushqimit dhe e sendeve të tjera nëpër dritare si dhe hedhja e mbeturinave nga dritaret ,
-ulja në shtretër ,
– përdorimi i radioaparateve dhe televizorëve në dhoma lejohet vetëm nëse nuk çrregullohet rendi dhe qetësia në Spital , si dhe nëse këtë e lejon Kryeshefi i pavilonit ose mjeku kujdestar.
9. Me rastin e lëshimit nga Spitali i sëmuri detyrohet ta dorëzoj gardëroben e vet të të sëmurit dhe gjërat që kanë përdorur në Spital, si dhe kompensojë dëmin e shkaktuar eventual gjatë shërimit , sipas fletë kthesës.
10. Me rastin e daljes nga Spitali pacientit duhet t’i jepet fletëlëshimi me të dhënat siq parashihet me rregullore të nënshkruar nga mjeku i autorizuar dhe Shefi të repartit.
11. Çdo shkelje e rendit shtëpiak si dhe dalja me vetë dëshirë nga Spitali kupton lëshimin e pacientit nga Spitali . Dëshira e jonë është që gjatë mjekimit në Spital, si dhe gjatë largimit nga Spitali çdo i sëmur të bisedojë me mjekun dhe infermieren ose t’i parashtroj me shkrim , duke nënshkruar , vërejtjet për mjekim, si dhe propozimet për përmirësimin e mjekimit, respektivisht të parashtrojë mendimin e tij lidhur me atë se çka i ka pëlqyer e çka jo në Spital. Pacienti do të paiset me pyetësorin për përshtypjet e tij.