Data: 05-11-2024 24 orë Emergjenca kontakto numrin +383 45 104 230

  • Drejtoria

    +383 29 243 134
  • Rruga Shkronjat

    20000, Prizren
  • Emaili

    spitali.prizren@rks-gov.net

Vizitë e Bordit Drejtues të SHSKUK-së

Prizren, 1 Nëntor 2022

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, të martën kanë vizituar Spitalin e Përgjithshëm ”Prim.Dr. Daut Mustafa” në Prizren.

Bordi Drejtues i SHSKUK-së, i udhëhequr nga Dr. Aida Rexhepi, kryesuese, në përbërje të cilit ishin edhe Dr. Argeta Gecaj-Gashi, anëtare, z. Enver Gashi, anëtar dhe z. Fahredin Mjkovci, sekretar, janë pritur nga Këshilli Drejtues i spitalit, i udhëhequr nga Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive.

Drejtoresha ekzekutive para Bordit Drejtues të SHSKUK-së ka raportuar për gjendjen aktuale, punët, të arriturat dhe projektet që janë në realizim, si: projekti për ”Kardiologjina Intervente-laboratori për kateterizim” dhe objekti ”Për Nëna dhe Fëmijë”, por edhe me vështrësitë me të cilat po ballafaqohet spitali, si: mungesa e fondeve për investime në infrastrukurë, pajisje dhe aparaturë mjekësore dhe pajisje teknologjike.

Dr. Aida Rexhepi, kryesuese e Bordit Drejtues të SHSKUK-së, pasi është njohur me gjendjen në spital dhe kërkesat e prezantuara nga drejtoresha ekzekutive, ka premtuar angazhim dhe mbështetje në realizim të projekteve që do të jenë në të mirë të gjithë qytetarëve. “Ne jemi të përkushtuar të përkrahim projektet dhe investimet në SHSKUK me të gjitha njësitë përbërëse, me qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe besueshmërisë së qytetarëve për marrjen e shërbimeve shëndetësore. Jam shumë optimiste se, edhe me përkrahjen e Qeverisë, përkatësisht rritjen e buxhetit për shëndetësi, viti 2023 do të jetë vit i investimeve më të mëdha në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në rastin konkret edhe në spitalin e Prizrenit, i cili pas QKUK-së është spitali më i madh në Kosovë.  Andaj, vizita e sotme është vizitë për përkrahjen e spitalit të Prizrenit, përkatësisht përkrahje për drejtoreshën ezkekutive dhe menaxhmentin e spitalit në realizimin e projekteve dhe objektivave që kanë për qëllim ofrimin e shërbimeve sa më të mira për pacientë”, -theksoi dr. Aida Rexhepi.

Anëtarët e Bordit Drejtues më pas kanë vizituar hapësirat e ndërtimit të kardiologjisë intervente, repartin e kirurgjisë, repartin e neonatologjisë, sallën e operacioneve dhe Hemodializën.   

Lexo Komentet

Comments are closed.