Data: 23-04-2024 24 orë Emergjenca kontakto numrin +383 45 104 230

  • Drejtoria

    +383 29 243 134
  • Rruga Shkronjat

    20000, Prizren
  • Emaili

    spitali.prizren@rks-gov.net

Vizitë e ministrit të shëndetësisë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit

Prizren, 16 Maj
 
Zëvëndësuesja e drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Narqize Arënliu-Hoxhaj, ka shoqëruar gjatë vizitës në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia bashkë me zv. ministrin, Arsim Berisha, të cilët së bashku kanë takuar Dr. Hasan Arzoallxhiu, zëvëndësues i drejtorit në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit dhe stafin shëndetësorë të spitalit.
Dr. Arënliu- Hoxhaj dhe dr. Arzoallxhiu gjatë takimit kanë shpalosur disa nga projektet që kanë nisur dhe po zhvillohen në këtë spital, në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Shëndetësisë, e cila ka mbështetur realizimin e tyre.
Ajo ka cekur edhe disa nga projektet e tjera që po zhvillohen në spitalet e tjera të përgjithshme, me qëllim që QKUK të shkarkohet nga ngarkesa e madhe që ka me pacientë.
Pjesë nga Komunikata për Medie e Ministrisë së Shëndetësisë
Ministri Vitia bëri të ditur se gjatë këtij viti, Ministria e Shëndetësisë do ta furnizojë Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit me rezonancën magnetike, e cila do të jetë në dispozicion për banorët e Komunës së Prizrenit, por edhe të banorëve të komunave përreth.
“Deri në muajin shtator ose tetor, spitali i Prizrenit do të pajiset edhe me rezonancën magnetike, një shërbim i munguar për qytetarët. Gjatë këtij viti do të përfundoj edhe pjesa e Kardiologjisë Invazive që do të ndikojë në shtimin e shërbimeve. Shërbimet e Kardiologjisë Invazive për herë të parë do të ofrohen në një spital regjional, e jo vetëm në QKUK. Shërbimet si koronografitë dhe stentimet do të mundësohen edhe në këtë spital. Një lajm tjetër i rëndësishëm është se tashmë janë bërë planifikimet që një pjesë e shërbimeve onkologjike të merren edhe në këtë spital. Forcimi i kapaciteteve të spitaleve regjionale, do shkarkojë edhe fluksin e kërkesave në QKUK”, tha ministri Vitia.
Sipas Ministrit Vitia, përpos investimeve që do të realizohen gjatë këtij viti, në kuadër të planifikimeve të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, janë planifikuar investime në projekte të cilat do të avancojnë shërbimet për qytetarët.
Më pas ministri Vitia bashkë me zv/Ministrin Berisha, zëvëndësuesene drejtorit të ShSKUK, dhe udhëheqësit e Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, vizituan hapësirën e repartit që në të ardhmen do të ofrojë shërbimet e Kardiologjisë Invazive, Repartin e Kirurgjisë, Qendrën për Dializë si dhe hapësirën ku do të vendoset rezonanca magnetike.
 
Read more
https://www.facebook.com/shskuk.rksgov.net

Lexo Komentet

Comments are closed.