Data: 04-02-2026 24 orë Emergjenca kontakto numrin +383 45 104 230

  • Drejtoria

    +383 29 243 134
  • Rruga Shkronjat

    20000, Prizren
  • Emaili

    spitali.prizren@rks-gov.net

Spitali i Përgjithshëm dhe Drejtoria Komunale e Shëndetësisë diskutojnë avancimin e shërbimeve shëndetësore

Prizren, 29 janar 2026
Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, MSc. Osman Hajdari, i shoqëruar nga drejtori mjekësor Dr. Shefki Xharra, drejtoresha e Infermierisë znj. Burbuqe Gashi dhe drejtori i Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta z. Lumrim Murtezaj, ka pritur të enjten në takim drejtorin e Drejtorisë Komunale të Shëndetësisë së Komunës së Prizrenit, Dr. Sylejman Baxhaku, i shoqëruar nga z. Shpëtim Rahmanaj, udhëheqës i Sektorit të Shëndetësisë Komunale, znj. Dormira Brahimaj-Musaj, zyrtare e lartë për cilësi, si dhe znj. Qëndresa Racaj, zyrtare ligjore.
Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” dhe Drejtorisë Komunale të Shëndetësisë, me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve shëndetësore dhe ofrimit të shërbimeve sa më cilësore, efikase dhe të shpejta për qytetarët që marrin shërbime në institucionet publike shëndetësore.

Në fokus të diskutimeve ishin:
• Shkëmbimi i përvojave profesionale dhe edukimi i vazhdueshëm i stafit shëndetësor.
• Koordinimi dhe avancimi i shërbimeve emergjente dhe procesi i referimit dhe transportimit të pacientëve, përfshirë iniciativën për ngritjen e një qendre të veçantë për transportimin e pacientëve nga vendi i ngjarjes, Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në spital dhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
• Shfrytëzimi optimal i resurseve dhe burimeve njerëzore dhe parasë publike, pajisjeve mjekësore dhe shërbimeve teknike,
• Koordinimi i shërbimeve diagnostike dhe laboratorike.
• Ngritja e mekanizmave të përbashkët institucionalë dhe iniciativave që vendosin pacientin në qendër të kujdesit shëndetësor etj.

Në përfundim të takimit, drejtuesit e të dy institucioneve u dakorduan që bashkëpunimi të vazhdojë përmes takimeve të rregullta dhe ndërmarrjes së hapave konkretë për zbatimin e çështjeve të diskutuara, përfshirë edhe inicimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërinstitucional në përputhje me kornizën ligjore në fuqi, me qëllim të shfrytëzimit optimal të kapaciteteve profesionale, kadrovike dhe teknike në funksion të qytetarëve që kanë nevojë për shërbime shëndetësore.

Takimi i sotëm ishte i pari që nga marrja e detyrës së drejtorit ekzekutiv të Spitalit nga Z. Osman Hajdari në shtator 2025 dhe marrja e detyrës së drejtorit të Shëndetësisë Komunale nga Dr. Sylejman Baxhaku në janar 2026

Lexo Komentet

Comments are closed.