Prizren, 28 tetor 2025
Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, z. MSc. Osman Hajdari, së bashku me anëtarët e Këshillit Drejtues, priti sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Pensionistëve të TMK/FSK dhe Simpatizantëve “ELITA”: z. Bajram Bekteshi, kryetar i shoqatës; Prof. Haxhi Ferati, nënkryetar; z. Vesel Maliqaj, sekretar; z. Agim Leka, anëtar i selisë qendrore; z. Mitat Qovanaj, përgjegjës për shëndetësi; dhe z. Latif Bajrami, anëtar.
Qëllimi i takimit ishte njoftimi me misionin dhe veprimtarinë e shoqatës, si dhe diskutimi për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet palëve në fushën e shëndetësisë.
Lexo Komentet