Prizren, 23 tetor 2025
Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, z. MSc. Osman Hajdari, së bashku me anëtarët e Këshillit Drejtues, priti sot në takim zyrtar përfaqësuesit e Forcës së Sigurisë së Kosovës nga Kompania e Deminimit, z. Petrit Loshi dhe z. Ferit Xhemaj.
Gjatë takimit u diskutua për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet dy institucioneve, me qëllim të përbashkët për përmirësimin e shërbimeve dhe për rritjen e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve.
Ky takim pasqyron përkushtimin e ndërsjellë për ndërtimin e një partneriteti të qëndrueshëm dhe efikas, në shërbim dhe në funksion të interesit të përgjithshëm të qytetarëve.
Lexo Komentet