Data: 21-11-2024 24 orë Emergjenca kontakto numrin +383 45 104 230

  • Drejtoria

    +383 29 243 134
  • Rruga Shkronjat

    20000, Prizren
  • Emaili

    spitali.prizren@rks-gov.net

Mbahet tryeza “Rëndësia e diagnostifikimit të hershëm të kancerit të gjirit”

Prizren, 12 tetor 2023
Në kuadër të shënimit të “Muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit”, të enjten, është mbajtur tryeza me temë “Rëndësia e diagnostiifikimit të hershëm të kancerit të gjirit”, organizuar nga Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren në bashkëpunim dhe mbësëhtetje të LuxDev-it. Në tryezë menaxhmenti dhe profesionistët shëndetësorë të spitalit kanë bashkëbiseduar me përfaqësese të OJQ-ve dhe shoqërisë civile, përfshirë edhe komunitetin turk, boshnjak dhe RAE, për rëndësinë e diagnostifikimit të hershëm të kancerit të gjirit, ndërsa të pranishëm ishin edhe zëvdëmistri i Shëndëtësië, Dr. Arsim Berisha, zëvëndësministrja, dr. Dafina Gexha Bunjaku dhe Dr. Shkëndije Nuza, drejtoreshë e Klinikës së Radiologjisë në QKUK.

Tryeza është hapur nga Dr. Narqize Arënliu – Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive, e cila në fillim ka bërë një prezantim të shkurtë të punës, projekteve dhe planifikimeve të spitalit për rritjen e shërbimeve shëndetësore në të mirë të pacientëve, për t’u fokuar te tema e tryezës dhe rëndësinë që kanë aktivitetet për këtë sëmundje. “Spitali i përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, përveç shërbimeve të përditshme shëndetësore për pacientë, i është bashkuar fushatës për ndërgjegjësimin dhe edukimin e grave dhe vajzave në zbulimin e hershëm të Kancerit të gjirit. Në spitalin tonë ofrohen shërbime të shumta shëndetësore, që ndërlidhen me parandalimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit, me synime të rritjes si në aspektin sasior dhe atë cilësor. Ne jemi të përkushtuar që të ofrojmë të gjitha shërbimet dhe të japim kontributin tonë të ndërgjegjësimit dhe solitaritetit për të gjitha gratë, veçanërisht për ato që përballen me sfidën e madhe të luftës ndaj kancerit të gjirit. Gjithnjë e më shumë ka vend për optimizëm, sepse gjithnjë e më shumë gra po e mundin kancerin e gjirit përmes diagnostifikimit të hershëm dhe kontrollimit periodik të këtij armikut të jetës”, – theksoi drejtoresha e spitalit, duke ftuar dhe inkurajuar gratë dhe vajzat që përveç vetkontrollit të shfrytëzojnë mundësinë e parë që kanë për të kryer mamografinë dhe ekzaminimet tjera, me qëllim të zbulimit të kancerit të gjirit në fazat e hershme dhe luftimit me sukses të tij.

Dr. Hasan Arzoallxhiu, Drejtor shëndetësor, ka folur përv shërbimet që ofrohen në spital dhe shërbimet e reja që do të ofron në të ardhmen. “Ne po rrisim gamën e shërbime shëndetësore për pacientë. Këtë vit kemi filluar me dhënien e terapisë tabletare onkologjike, ndërsa deri në fund të vitit presim të pajisemi me Rezonancë Magnetike, që ndërlidhet edhe me diagnostikimin e hershëm të kancerit gjirit”.
Dr. Arsim Berisha, zëvendësministër i Shëndetësisë ka folur për politikat shëndetësore të ministrisë. “Ministria e Shëndetësisë ka miratuar dhe ka vënë në zbatim Planin e veprimit për edukim dhe promovim shëndetësor 2023-2025. Përmes këtij plani synojmë përmirësimin e shërbimit për shëndetin dhe mirëqënien e popullateë, duke i dhënë rëndësi të posaçme masave preventive dhe trajtimit të sëmundjes së kancerit të gjirit”.
Dr. Dafina Gexha Bunjaku, zvëndësministre e shëndetësisë, gjithashtu ka shprehur përkushtimin për të ofruar shërbime sa më të mira përv pacientë. “Ne si ministri jemi të përkushtuar për të ofruar përkrahje dhe për të mbështetur shëndetësinë në përgjithësisi, ndërsa aktivitete të kësaj natyre në veçanti”.
Dr. Fatmire Braha, kryesuese e Këshillit Profesional ka folur për shërbimet profesionale, avancimet dhe edukimin e vazhdueshëm profesional për stafin e spitalit, Dr. Sebajdin Gjini, gjinekolog dhe shef i Obstetrikës ka folur për rëndësinë e kontrollave gjinekologjike, ndërsa Dr. Safete Nishori Osmani, patologe, dhe shefe e Patologjisë ka folur për rëndësinë e analizave patologjike, ndërsa Dr. Shkëndije Nuza, drejtoreshë e Klinikës së Radiologjisë në QKUK dhe Dr. Arta Zhuri, radiologe dhe shefe e Radiologjisë kanë folur për rëndësinë e diagnostifikimit radiologjik.

Një kontribut të çmuar me diskutime, ide dhe propozime kanë dhënë përfaqësues të OJQ-ve dhe shoqërisë civile, të cilët kanë lavdëruar punën që po bëhet në spital dhe shërbimet e ofruara nga personelit.
Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacione dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të të gjirit tek gratë dhe vajzat në gjithë botën.

Rreziku nga kanceri i gjirit është rrezik që mund të zvogëlohet. Në arritje të këtij synimi secili qyetetar, profesionist dhe institucion shëndetësor ka rëndësinë e veçantë.

Lexo Komentet

Comments are closed.