Data: 21-11-2024 24 orë Emergjenca kontakto numrin +383 45 104 230

  • Drejtoria

    +383 29 243 134
  • Rruga Shkronjat

    20000, Prizren
  • Emaili

    spitali.prizren@rks-gov.net

Vazhdojnë aktivitetet për “Muajin e ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit”

Prizren, 6 tetor 2023

Në Spitalin e  Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa” në Prizren, janë duke vazhduar aktivitetet e shënimit të  “Muajit të ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit”. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, të premten, është mbajtur edhe një takim me media.

Drejtoresha ekzekutive, Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, ka falënderuar mediat për praninë në takim dhe për kontributin e dhënë në në informimin e opinionit, ndërsa para tyre ka folur për rëndësinë që kanë aktivitetet për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit dhe shërbimet që ofrohen në spital.

“Në spitalin tonë ofrohen shërbime të shumta shëndetësore, që ndërlidhen me parandalimin, diagnostifikimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit. Ne, si spital,  jemi të përkushtuar që të ofrojmë të gjitha shërbimet dhe kontributin tonë të ndërgjegjësimit dhe solitaritetit për të gjitha gratë, veçanërisht për ato që përballen me sfidën e madhe të luftës ndaj kancerit të gjirit. Dita-ditës ka vend për optimizëm, sepse shumë gra po e mundin kancerin e gjirit përmes diagnostifikimit të hershëm dhe kontrollimit periodik të këtij armikut të jetës”, – theksoi drejtoresha ekzekutive e spitalit, duke ftuar dhe inkurajuar gratë dhe vajzat që, përveç vetkontrollit, të shfrytëzojnë mundësinë e parë që kanë për të kryer mamografinë dhe ekzaminimet tjera, me qëllim të zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit në fazat e hershme dhe luftimit me sukses të tij.

Dr. Fatmire Braha, kryesuese e Këshillit Profesional ka folur për  rëndësinë e vizitave dhe diagnostifikimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Dr. Arta Zhubi, shefe e radiologjisë ka folur për rëndësinë që ka diagnostifikimi i hershëm radiologjik, përmes ultrazarit dhe mamografisë

Dr. Safete Nishore, shefe e patologjisë, ka folur për rëndësinë që kanë analizat patologjike në diagnostifimin e llojit dhe statedeve të kancerit.

Në kuadër të aktiviteteve janë shërbimet e ultrazërit dhe mamografisë, ndërsa do të mbahet edhe një tryeze me përfaqësues të OJQ-ve dhe palëve të interesuara për të ofruar ndihmë dhe shërbime në luftimin e kancerit të gjirit, si dhe gatishmëria e stafit profesional për mbajtjen e ligjëratve dhe prezantime në organizime dhe aktivitetet  e shënimit të  “Muajit të ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit”.  

Tetori, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacione për rëndësinë e shëndetit të gjirit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit tek gratë dhe vajzat në gjithë botën.

Rreziku nga kanceri i gjirit është rrezik që mund të zvogëlohet. Në arritje të këtij synimi secili qyetetar, profesionist dhe institucion shëndetësor ka rëndësinë e veçantë

Lexo Komentet

Comments are closed.