Data: 22-12-2024 24 orë Emergjenca kontakto numrin +383 45 104 230

  • Drejtoria

    +383 29 243 134
  • Rruga Shkronjat

    20000, Prizren
  • Emaili

    spitali.prizren@rks-gov.net

Bordi Drejtues i ShSKUK-së mbajti mbledhjen në Spitalin e Prizrenit

Spitali i Përgjithshëm “Daut Mustafa”, në Prizren, ka qenë vendtakimi i radhës i Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik dhe Universitar të Kosovës, bashkë me drejtorin e përgjithshëm.

Në fokus të takimit ka qenë raportimi gjashtë mujor i punës nga drejtoresha e këtij institucioni dhe analiza e thukët e tij nga anëtarët e Bordit Drejtues. Gjatë takimit u diskutuan projektet që kanë nisur dhe janë në zbatim në këtë Spital, i cili ka hapësirën dhe kapacitetet më të mëdha në kuadër të ShSKUK-së. Anëtarët e Bordit Drejtues diskutuan performancën nga repartet e këtij institucioni dhe mundësinë që të ketë lëvizje pozitive , duke rritur gamën dhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore. Poashtu, drejtori i Qendrës së Shëndetit Mendor me Shtepitë me Integrim në Bashkësi, ka paraqitur raportin 6 mujor para të pranishmëve, duke prezantuar aktivitetet e zhvilluara. Anëtarët e Bordit Drejtues pas takimit vizituan disa nga Repartet e Spitalit ku panë nga afër kushtet e punës dhe trajtimin që po u bëhet pacientëve.

https://shskuk.rks-gov.net/News/SingleNews/17812

Lexo Komentet

Comments are closed.