Prizren, 22-23 shkurt 2023
Në kuadër të aktiviteteve të Projerkt KSV/017, përkatësisht LuxDev, të mërkurën dhe të enjten janë mbajtur dy punëtori për organizimin dhe renovimin e shërbimit të emergjencës dhe përditësimin e Planit Zhvillimor Institucipnal të Spitalit të Përgjithshëm “Prtim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren
Në ditën e parë menaxhmenti i spitalit, stafi i Shërbimit të Emergjencës dhe udhëheqësit e projektit LuxDev kanë bërë Analizën për riorganizimin dhe renovimin e shërbimit të emergjencës dhe Elaborimin e masterplanit për shërbimin e emergjencës
Në ditën e dytë menaxhmenti i spitalit dhe udhëheqësit e projektit LuxDev kanë punuar në Përditësimin e Planit Zhvillimor Institucional të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa’ në Prizren
Qeveria e Luksemburgur, përmes projektit KSV/017, përkatësisht LuxDev, në vazhdimësi është duke përkrahur Spitalin e Prizrenit në fusha të ndryshme, si: hartimin e veglave të punës, infrastrukturë, pajisje, trajnime, si dhe standardizimin e proceseve të punës si parakushte drejt arritjes së akreditimit ndërkombëtarë, që është edhe një nga synimet kryesore të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit.
Lexo Komentet