Prishtinë, 26 janar 2023
Dr. Narqize Arënliu-Hoxhaj, caktohet u.d. drejtor-ShSKUK
Ju njoftojmë se Bordi Drejtues i ShSKUK-së, në mbledhjen urgjente të mbajtur me datë 26.01.2023, ka shqyrtuar letër- dorëheqjen e u.d. Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi, me numër protokolli 289, të datës 26.01.2023 dhe të njëjtën e ka miratuar.
Po ashtu, ju njoftojmë se bazuar në kompetencat e veta Bordi Drejtues i SHSKUK-së, ka emëruar zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Dr. Narqize Arënliu-Hoxhaj.
Bordi Drejtues i SHSKUK-së, me këtë rast duke vlerësuar kontributin e deritanishëm të Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi, e falënderon për bashkëpunimin e treguar.
Burimi: https://shskuk.rks-gov.net/News/SingleNews/17616
Lexo Komentet