Prizren, 23 dhjetor 2022
Me mbështetje të Projektit KSV/017, përkatësisht Qeverisë së Luksemburgut – LuxDev, është mbajtur takimi përmbyllës për vitin 2022.
Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive, ka prezantuar punën, të arriturat, sukseset, por edhe sfidat gjatë vitit 2022, si dhe planifikimet për vitin 2023.
Dr. Hasan Arzoallxhiu, drejtor mjekësor, ka folur për gjendjen momentale, ndryshimet, bashkëpunimin dhe planifikimin për shërbime të reja që planifikohen për vitin 2023.
Znj. Emilia Rexhepi, zëvendëskryeministre e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka premtuar përkrahjen e Qeverisë për spitalin e Prizrenit.
Dr. Afërdita Osmani Ademi, udhëheqëse e Projektit KSV/017 ka folur për të arriturat në spitalin e Prizrenit përmes aktiviteteve të të projektit, përkatësisht Planit Zhcillimor 2022-2026, duke u zotuar se spitali i Prizrenit do të vazhdon të ketë përkrahje nga Qeveria e Luksemburgut në rrugëtimin e akreditimit ndërkombëtar.
LuxDev këtë vit, për herë të parë, ka shpërblyer tri repartet më të mira: Repartin e Neonatologjisë, repartin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës dhe repartin e Hemodializës.
Menaxhmenti i spitalit me mirënjohje pas pensionimit ka shpërblyer punëtorët e pensionuar:
- Bersim Dzaferi, teknik i laboratorit
- Özcan Hapçi, teknike e farmacisë
- Latif Shabani, infermier
- Ferdonije Gorani, punëtore
- Xheladin Kryeziu, ortoped
- Mirjeta Morina, nefrologe
- Selman Kastrati, punëtor
- Zikriya Şinik, teknik i RTG-së
- Bashkim Bukoshi, punëtor
- Selman Shehu, psikiatër
Me mirënjohje për Kontributin e dhënë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, zhvillimin dhe afërmimin e spitalit të Prizrenit janë shpërblyer:
- Hatim Baxhaku, kirurg
- Baki Hajdari, internist-gastroenterolog
- Selman Muçaj, urolog
- Bedredin Mazreku, otorinolaringolog
- Rafet Abazi, anesteziolog
- Lumnije Hoxha, oftalmologe
- Jëlldëze Gorani, gjinekologe
- Ymran Celina, pediatre
- Mensur Huseini, specialist i transfuzionit
- Güner Buş, gjinekolog
- Salajdin Krasniqi, infermier
- Xhezair Krasniqi, anestezist
Në emër të shpërblyerëve ka përshëndetur, Dr. Selman Muqaj, i cili ka falënderuar menaxhmentin e spitalit për ndarjen e mirënjohjeve dhe kujdesin e treguar ndaj personelit shëndetësor për kontributin e dhënë ndër vite .
Takimi është përmbyllur me një koktel rasti, i mbështetur nga LuxDev.
Lexo Komentet