Prizren, 26 nëntor 2022
Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive e Spitalit të Përgjithshëm ”Prim.Dr. Daut Mustafa” në Prizren, të premten, ka pritur në takim Dr. Fadil Ademaj, kardiolog invaziv, i cili aktualisht punon në Gjermani.
Në takim është biseduar për bashkëpunimin dhe mundësitë që mjekët kardiolog të spitalit të Prizrenit të kryejnë trajnime për kardiologji invazive në qendrat e specializuara në Gjermani.
Në takim ka marrë pjesë edhe Dr. Arsim Berisha, zëvendësministër i Shëndetësisë, Dr. Fazli Berisha, shef i Kardiologjisë dhe Dr. Rexhep Hapqiu, shef i hemodializës.
Lexo Komentet