Prizren, 16 nëntor 2022
Menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, i udhëhequr nga drejtoresha ekzekutive, Dr. Narqize Arënliu Hoxha, dhe ekipi i LuxDev-it, i udhëhequr nga Dr. Afërdita Ademi Osmani, të mërkurën, kanë mbajtur një takim pune ku është biseduar për ecurinë e punimeve dhe hapave konkretë për funksionalizimin e Kardiologjisë intervente.
Në takim është biseduar edhe për vizitën delegacionit të Institutit Kombëtar të Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë Intervente nga Luksemburgu, që do të kryesohet nga Dr. Arnau Charpentier, i cili të premten dhe të shtunën do të vizitojë Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.
Lexo Komentet