Prizren, 19 tetor 2022
Në kuadër të aktiviteteve të projektit KSV/017 – LuxDev, të mërkurën, në sallën e hotelit “Premium” është mbajtur edhe një punëtori lidhur me fillimin e shërbimit të ri të Kardiologjisë intervente – Laboratorit për kateterizim në Spitalin e Përgjithshëm ”Prim.Dr. Daut Mustafa” në Prizren.
Dr. Afërdita Osmani Ademi, udhëheqëse e projektit LuxDev, së bashku me menaxhmentin e spitalit, shefin e SHT-së dhe stafin e Kardiologjisë kanë punuar në plotësimin e listës dhe specifikat për furnizimin me pajisje dhe aparaturën e nevojshme për funksionilizimin e Kardiologjisë Intervente-laboratorit për kateterizim
Lexo Komentet