Çast i fiksuar me datë 11.12.2020 gjatë një interventi të rrallë me shkallë të lartë vështirësie, i pari i realizuar në Spitalin e Prizrenit, tek pacientja S.L. 32 vjeçe me dg preoperative: apendicitis phlegmonosa et cholecystitis calculosa ku u realizua me sukses apendectomia et cholecystectomia laparoscopica.
Kirurgjia miniinvazive me të gjithë avantazhet e saj si: ditëqëndrim më i shkurtër spitalor, rekuperim më i shpejtë postoperativ, komplikacione më të pakëta, kosto më e ulët etj, tashmë prej vitesh përbënë realitet të përditshëm dhe të prekshëm nga pacientet e Spitalit Prizren, falë aftësive të larta të stafit tv kirurgjisë të spitalit tonë.
Operatori
Prof.Ass.Dr.Afrim Q. Avdaj, me ekipin qe realizoi operimin.
Lexo Komentet