Prizren, 20 tetor 2025
Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, z. MSc. Osman Hajdari, së bashku me anëtarët e Këshillit Drejtues, priti në takim një delegacion të Policisë së Kosovës nga Rajoni i Prizrenit, të kryesuar nga z. Qamil Kroni, Shef i Burimeve Njerëzore të Rajonit të Prizrenit.
Qëllimi i takimit ishte forcimi i bashkëpunimit ndëinstitucional, me theks të veçantë në zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar në vitin 2024 ndërmjet Policisë së Kosovës dhe SHSKUK-së.
Drejtori ekzekutiv i spitalit, MSc. Osman Hajdari, falënderoi Policinë e Kosovës për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe për kontributin e saj në shërbim të qytetarëve, duke theksuar gatishmërinë e spitalit për të ofruar shërbime shëndetësore sa më cilësore për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Nga ana tjetër, Shefi i Burimeve Njerëzore të Policisë Rajonale të Prizrenit, z. Qamil Kroni shprehu mirënjohje për menaxhmentin dhe stafin e spitalit, duke vlerësuar angazhimin dhe profesionalizmin e tyre. Ai ritheksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe punonjësve të të dy institucioneve.
Ky takim konfirmon përkushtimin e ndërsjellë për vazhdimin e bashkëpunimit të qëndrueshëm dhe efikas në funksion të ofrimit të shërbimeve sa më të mira dhe sa më cilësore.
Lexo Komentet