Prizren, 16 tetor 2025
Të enjten, drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, z. MSc. Osman Hajdari, së bashku me anëtarët e Këshillit Drejtues, priti në takim urues një delegacion të Forcës së Sigurisë së Kosovës për Çështje Civile, i udhëhequr nga z. Osman Zeqiraj.
Gjatë takimit, përveç urimit për marrjen e detyrës së re të drejtorit ekzekutiv, u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë, me theks të veçantë në fushën e ndërhyrjeve emergjente dhe situatave të jashtëzakonshme.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të koordinimit ndërinstitucional në shërbim të qytetarëve.
Lexo Komentet