Ekipi mjekësor i Kardiologjisë Invazive në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka shënuar një moment të rëndësishëm në historinë e institucionit, duke kryer me sukses dy koronografitë e para në mënyrë të pavarur.
Deri më tani, këto procedura janë realizuar nga, ose nën mbikëqyrjen e ekipeve të ardhura nga QKUK.
Ky hap përfaqëson një arritje të madhe në fuqizimin e kapaciteteve të brendshme të spitalit dhe në avancimin e Shërbimit të Kardiologjisë Invazive. Koronografitë tash e tutje do të realizohen nga kardiologët: Dr. Fazli Berisha, Dr. Ramiz Kadriaj dhe Dr. Fati Tamnik. Procedurat do të kryhen sipas listës së pritjes dhe pritet të ndikojnë dukshëm në shkurtimin e kohës së pritjes për pacientët që kanë nevojë për këto shërbime të specializuara.
Ekipi është vizituar dhe përgëzuar nga ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv, Dr. Shefki Xharra, i cili ka vlerësuar punen profesionale dhe përkushtimin e stafit të Kardiologjisë Invazive.
Nga fillimi i punës më 14 qershor 2024, Shërbimi i Kardiologjisë Invazive në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka realizuar: 873 koronografi dhe 301 stentime.
Ky progres përfaqëson një hap të madh përpara në përmirësimin e kujdesit shëndetësor për qytetarët e Prizrenit dhe rajoneve përreth.

Lexo Komentet