Data: 05-12-2025 24 orë Emergjenca kontakto numrin +383 45 104 230

  • Drejtoria

    +383 29 243 134
  • Rruga Shkronjat

    20000, Prizren
  • Emaili

    spitali.prizren@rks-gov.net

Delegacioni nga Luksemburgu viziton Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren

Prizren, 11 shtator 2025

Në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit ekzekutiv të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, Dr. Shefki Xharra, së bashku me anëtarët e Këshillit Drejtues – Dr. Rexhep Hapqiu (zëvendësues i drejtorit mjekësor), Rrahim Selmani (ushtrues i detyrës së drejtorit të infermierisë), Sami Ahmetaj (zëvendësues i drejtorit të Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta), ka pritur të mërkurën një delegacion nga Luksemburgu.

Delegacioni ishte i përbërë nga z. Eric Dietz, Ambasador i Luksemburgut në Kosovë, z. Claude Jentgen, koordinatore e programeve në Drejtorinë për Bashkëpunim Zhvillimor të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Luksemburgut, znj. Jessica Spaus, zyrtare përgjegjëse për Kosovën në të njëjtën drejtori, z. Giovanni Tordini, kryesues i Zyrës së LuxDev-it në Kosovë dhe znj. Afërdita Ademi Osmani, këshilltare kryesore teknike në Programin e Mbështetjes për Shëndetësinë në Kosovë – Faza II.

Qëllimi i vizitës ishte të shihej nga afër ndikimi i përkrahjes dhe i investimeve të Qeverisë së Luksemburgut në dy dekadat e fundit, të diskutimi për sfidat aktuale dhe planet për të ardhmen, si dhe të identifikoheshin nevojat e mëtejshme të spitalit.

Në fillim të takimit, Dr. Agim Sefa, në emër të stafit të spitalit, pacientëve dhe qytetarëve të Prizrenit, falënderoi delegacionin për vizitën dhe përkrahjen e vazhdueshme që është dhënë ndër vite, duke theksuar se ndihma e Luksemburgut ka qenë jetike në përmirësimin e kushteve për trajtimin e pacientëve.

Dr. Shefki Xharra prezantoi para delegacionit një pasqyrë të detajuar të projekteve të realizuara dhe rezultateve të arritura në Spitalin e Prizrenit, duke vënë theksin në kontributin e rëndësishëm të Qeverisë së Luksemburgut në fushat e infrastrukturës, pajisjeve mjekësore, trajnimeve dhe zhvillimit profesional të stafit shëndetësor, të realizuar përmes Programit për Mbështetjen e Shëndetësisë në Kosovë – Faza II.

Në emër të delegacionit të Luksemburgut, Ambasadori Eric Dietz vlerësoi lartë punën e stafit të spitalit dhe rezultatet e arritura, duke potencuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore për qytetarët.

Pas takimit, delegacioni vizitoi disa nga repartet kyçe të spitalit, përfshirë repartin e Kirurgjisë, Neonatologjisë, Laboratorin e Kateterizimit, Hemodializën dhe Transfuzionin e Gjakut.

Lexo Komentet

Comments are closed.