Qendra për Transfuzionin e Gjakut në Prizren
Nga data 11 qershor ka filluar java e dhurimit të gjakut që do të vazhdon deri më datën 18 qershor 2025.
14 QERSHORI është Dita Botërore e Dhuruesit Vullnetar të Gjakut!
Ftohen të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e një akti human – të dhurojnë gjak dhe të shpëtojnë jetë!
Dr. Shasivar Sallahu, përgjegjës i Qendrës së Transfuzionit të Gjakut në Prizren, që gjendet në hapësirat e Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”në Prizren deklaron se janë bërë të gjitha përgatitjet për pritjen e dhënies vullnetare të gjakut.
Orari i dhurimit vullnetar të gjakut:
Nga 11–13 qershor dhe 15–18 qershor:
07:00 – 14:00
Më 14 Qershor – Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut:
08:00 – 18:00
DHURO GJAK – SHPËTO JETË!
Lexo Komentet