Prizren, 7 qershor 2024
Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive, së bashku me anëtarët e Këshillit Drejtues, të premten, ka pritur në takim një delegacion të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim- TIKA nga Turqia. Delegacioni është njoftuar me punët dhe të arriturat e spitalit, si dhe planet për të ardhmen. Delegacioni i TIKA-s ka vizituar disa nga hapësirat e spitalit, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit të dyanshëm dhe mundësitë e ofrimit të ndihmave për spitalin e Prizrenit. Në vizitë ishte edhe Enis Kervan, deputeti i Kuvendit të Kosovës.
Lexo Komentet