Data: 21-11-2024 24 orë Emergjenca kontakto numrin +383 45 104 230

  • Drejtoria

    +383 29 243 134
  • Rruga Shkronjat

    20000, Prizren
  • Emaili

    spitali.prizren@rks-gov.net

Po bëhen përgatitjet finale për funksionalizimin e Kardiologjisë invazive

Prizren, 20 maj 2024

Në Spitalin e Përgjithshëm ”Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren janë duke u bërë përgatitjet finale për funksionalizimin e Kardiologjisë invazive/Laboratorit të kateterizimit. Në kuadër të këtyre përgatitjeve, të shtunën dhe të dielën, në spital ka qëndruar një ekip i INCCI-së nga Luksemburgu për të bërë vlerësimin për funksionalizimin e Laboratorit të kateterizimit.

Delegacioni fillimisht është njoftuar me rrugëtimin e projektit për hapjen e Kardiologjisë invazive/Laboratorit të kateterizimit në Spitalin e Përgjithshëm”Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, që do të jetë i dyti, pas QKUK-së, në institucionet publike shëndetësore.

Më pas delegacioni ka qëndruar në hapësirat e Laboratorit të kateterizimit me mbledhjen e të dhënave për përgatitjen e raportit të vlerësimit për funksionalizimin e Laboratorit të kateterizimit.

Raporti i vlerësimit nga ekipi i INCCI-së nga Luksemburgu do të hap rrugën e funksionalizimit të Laboratorit të kateterizimit, i cili sipas planifikimit pritet të inaugurohet deri në mesin e muajit qershor 2024.

Lexo Komentet

Comments are closed.