Gjatë vitit 2023 numri i të sëmurëve me tuberkuloz në Prizren me rrethinë ishte 78, kurse në 3 muajt e parë të këtij viti 11.
Prizren, 24 mars 2024
Dita Botërore e Tuberkulozit mbahet çdo vit në 24 mars. Synimi i saj është që të promovojë ndërgjegjësimin, njohuritë dhe motivimin për të vepruar kundër tuberkulozit në mbarë botën. Ajo e ka origjinën në vitin 1882, kur u festua 100 vjetori i zbulimit të bacilit të TB-së nga Koch(https://sq.wikipedia.org/ëiki/Dita_Bot%C3%ABrore_e_Tuberkulozit)
Në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren funksionon Reparti i Pulmologjisë, në kuadër të cilit është edhe ambulanca pulmologjike.
Në ambulancën pulmologjike ofrohen shërbime:
– Vizita mjekësore për pacientët që janë të dyshimtë për tuberkuloz
– Analiza e këlbazës apo BK (Baciloskopia direkte). Nëse analiza del pozitive, vërtetohet se kemi të bëjmë me tuberkuloz të mushkërive.
– Punkcioni pleural për të vërtetuar Tuberkulozën e pleurës
-Testi i lëkurës (PPD) për të përcjellë tuberkulozin latent.
Pacientët që dalin si raste pozitive pranohen në repart, ku bëhet trajtimi me antituberkularë, si dhe analizat, radiografia dhe diagnostika e paraparë për tuberkuloz. Trajtimi është falas për të gjithë pacientët.
Në ambulancën pulmologjike nga ana e infermieres së caktuar bëhet edhe përpunimi i kontaktit, që nënkupton se familjarë dhe të afërm të pacientit ekzaminohen, duke ju bërë radiografinë, kurse fëmijëve i bëhet testi i lëkurës (PPD)
Gjatë vitit 2023 numri i të sëmurëve me tuberkuloz në Prizren me rrethinë ishte 78, kurse në 3 muajt e parë të këtij viti numri i të sëmurëve me tuberkuloz është 11.
Në Repartin e Pulmologjisë punojnë 6 mjekë/e pulmolog dhe udhëhiqet nga Dr. Sevim Brina, 11 infermierë/e që udhëhiqen nga kryeinfermieri, Muharrem Purova, 1 laborante në ambulancën pulmologjike, një infermiere që merret me regjistrimin dhe dhënien e barnave antituberkulare dhe një infermiere që merret me pacientë që nuk kanë tuberkuloz.
Lexo Komentet