Prizren,12 janar 2024
Spitali i Përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa”në Prizren me dhimbje mori lajmin se, pas një sëmundje të rëndë, në moshën 58 vjeçare ka ndërruar jetë tekniku i radiologjisë, Imer Ademovic.
Imer Ademovic ka filluar punën në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren nga data 16.11.1992, duke dhënë kontribut të çmuar në ofrimin e shërbimeve radiologjike për pacient.
Spitali i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve për ndarjen e hershme nga kjo botë e teknikut të radiologjisë, Imer Ademovic.
Lexo Komentet