Data: 21-11-2024 24 orë Emergjenca kontakto numrin +383 45 104 230

  • Drejtoria

    +383 29 243 134
  • Rruga Shkronjat

    20000, Prizren
  • Emaili

    spitali.prizren@rks-gov.net

NËNSHKRUHET GRANTIT JAPONEZ, PËRFITOJNË SPITALI I PRIZRENIT DHE GJILANIT

Nënshkruhet grantit japonez, përfitojnë Spitali i Prizrenit dhe Gjilanit

Sot, në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të dy projekteve në kuadër të grantit të ndihmës japoneze për projektet bazë të sigurisë njerëzore (GGP) për vitin fiskal 2023, në prezencën e Ministrit të Shendetësisë, Dr. Arben Vitia, z. Keisuke YAMANAKA, të ngarkuar me Punë të Përkohshme të Ambasadës së Japonisë në Kosovë drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Elvir Azizi.

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, ka falënderuar shtetin e Japonisë për grantin, duke vlerësuar si shumë të nevojshëm për dy spitalet e përgjithshme, atë të Prizrenit dhe të Gjilanit. Ai ka vlerësuar ndihmat e vazhdueshme që po jep shteti i Japonisë për Kosovën, duke shprehur se paisjet që do të sigurohen do të shërbejnë për trajtim më të mirë për pacientët e këtyre dy rajoneve që mbulojnë numër të madh të banorëve. Falënderues për grantin e shtetit japonez, u shpreh edhe drejtori Elvir Azizi, i cili pasi ka falënderuar të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë lidhur me grantin, duke vlerësuar se përdorimi paisjeve do të siguroj shëndet më të mirë për qytetarët. Kontratat e grantit u nënshkruan nga z. Keisuke YAMANAKA, i ngarkuar me Punë të Përkohshme të Ambasadës së Japonisë në Kosovë dhe përfaqësuesit e dy spitaleve të përgjithshme, Dr. Arsim Emini, Drejtor Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit dhe Dr. Narqize Arënliu- Hoxhaj, Drejtoreshë Ekzekutive e Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit. Në fjalën e tij, z. YAMANAKA, theksoi se shëndetësia është element themelor i shoqërisë dhe Japonia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në përpjekjet e saj për të përmirësuar shërbimin shëndetësor për qytetarët e saj. Ai gjithashtu përmendi shpresën e tij që bashkëpunimi ynë në terren për të avancuar jetën e përditshme të njerëzve do të forconte marrëdhëniet e përzemërta midis Japonisë dhe Kosovës. Vlera totale e projektit është gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e shtatëqind e dhjetë euro (66,710 euro) Projekti për Sigurimin e Pajisjeve të Fizioterapisë për Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, synon përmirësimin e shërbimeve mjekësore të ofruara nga Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit përmes ofrimit të kompletit të pajisjeve të fizioterapisë siç janë pajisjet e terapisë me ultratinguj. Përfituesit e pritshëm janë rreth 3000 pacientë në vit. Vlera totale e projektit është dyzet e pesë mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e katër euro (45,264 euro).

https://shskuk.rks-gov.net/News/SingleNews/17822

Lexo Komentet

Comments are closed.