Prizren, 7 korrik 2023
Dr. Narqize Arënliu- Hoxhaj rikthehet në pozitën e drejtoreshës ekzekutive të Spitalit Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.
Nga data 27 janar 2023 deri më datën 07.07.2023 Dr. Narqize Arënliu – Hoxhaj ka kryer detyrën e Zv/drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së.
Më datën 07.07.2023, në prani të ministrit të Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia,dhe kryesuesit të Bordit Drejtues të SHSKUK-së, Dr. Naim Bardiqi, Dr. Narqize Arënliu – Hoxhaj detyrën e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së i ka dorëzuar z. Elvir Sahitit, ndërsa nga kjo datë Dr. Narqize Arënliu – Hoxhaj rikthehet në pozitën e drejtoreshës ekzekutive të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.
Lexo Komentet