Data: 21-11-2024 24 orë Emergjenca kontakto numrin +383 45 104 230

  • Drejtoria

    +383 29 243 134
  • Rruga Shkronjat

    20000, Prizren
  • Emaili

    spitali.prizren@rks-gov.net

Takimi Profesional

8 Qershor 2023,

Në kuadër të rritjes së cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore në Spitalin e Përgjithshëm “ Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, si  dhe  me qëllim të analizimit të rezultateve të punës, është mbajtur takimi i dytë profesional mbi morbiditetin dhe mortalitetin.

Fokusi i takimit ishin operacionet me prerje cezariane, përaktësisht rëndësia e cilësisë dhe sigurisë në prerjet cezariane, faktorët që ndikojnë në rritjen e prerjeve cezariane, si dhe hapat për zvogëlimin e prerjeve cezariane

Në takim janë prezantuar punimet nga reparti i Gjinekologjisë, Obstetrikës me sallën e lindjes, Anestezionit, Neonatologjisë dhe Pediatrisë, ndërsa me punime janë paraqitur edhe Prim. Dr. Dorjan Marushiq dhe Dr. Ilir Hoxha .

Lexo Komentet

Comments are closed.