Data: 21-11-2024 24 orë Emergjenca kontakto numrin +383 45 104 230

  • Drejtoria

    +383 29 243 134
  • Rruga Shkronjat

    20000, Prizren
  • Emaili

    spitali.prizren@rks-gov.net

Fillojnë parapërgatitjet për hartimin e Master Planit për Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit

Prizren, 17 janar 2023

Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive, së bashku me Msc. Osman Hajdari, drejtor i Administratës me Shërbime të Përbashkëta të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Prizren, të martën, kanë pritur në takim udhëheqës të projektit KSV/017, përkatësisht LuxDev: Dr. Afërdita Ademi Osmani, Blerta Avdiu dhe Philipe Pire, inxhinier i ndërtimtarisë nga Belgjika.

Në takim është biseduar për vazhdimin e aktiviteteve sipas Planit Zhvillimor Institucional të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit2022-2026. 

Fokusi i takim ishte parapërgatitjet për fillimin e hartimit të Master Planit për Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, ku krahas ekspertëve vendorë do të jenë të angazhuar edhe ekspertë ndërkombëtarë nga Belgjika, Franca dhe Greqia.

Qeveria e Luksemburgur, përmes projektit KSV/017, përkatësisht LuxDev, në vazhdimësi është duke përkrahur Spitalin e Prizrenit në fusha të ndryshme, si: hartimin e veglave të punës, infrastrukturë, pajisje, trajnime, si dhe standardizimin e proceseve të punës si parakushte drejt arritjes së akreditimit ndërkombëtarë, që është edhe një nga synimet kryesore të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit.

Lexo Komentet

Comments are closed.