Data: 21-11-2024 24 orë Emergjenca kontakto numrin +383 45 104 230

  • Drejtoria

    +383 29 243 134
  • Rruga Shkronjat

    20000, Prizren
  • Emaili

    spitali.prizren@rks-gov.net

Takim me kardiologun invaziv, Dr. Fadil Ademaj

Prizren, 26 nëntor 2022

Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive e Spitalit të Përgjithshëm ”Prim.Dr. Daut Mustafa” në Prizren, të premten, ka pritur në takim Dr. Fadil Ademaj, kardiolog invaziv, i cili aktualisht punon në Gjermani.

Në takim është biseduar për bashkëpunimin dhe mundësitë që mjekët kardiolog të spitalit të Prizrenit  të kryejnë trajnime  për kardiologji invazive në qendrat e specializuara në Gjermani.

Në takim ka marrë pjesë edhe Dr. Arsim Berisha, zëvendësministër i Shëndetësisë, Dr. Fazli Berisha, shef i Kardiologjisë dhe Dr. Rexhep Hapqiu, shef i hemodializës.

Lexo Komentet

Comments are closed.