Prizren, 16.08.2022
Dr. Narqize Arënliu-Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive dhe Dr. Hasan Arzoallxhiu, drejtor mjekësor, kanë pritur në takim drejtorin e Spitalit të Kukësit, Dr. Sylejman Sokoli.
Në takim është biseduar për bashkëpunimin e dyanshëm në ofrimin e shërbimeve për pacient, në veçanti ofrimin e shërbimeve për pacientët e Qarkut të Kukësit për shërbimet që nuk ofrohen në Spitalin e Kukësit. Palët janë dakorduar që një takim më i zgjeruar të mbahet në muajin Shtator për të diskutuar të gjitha çështjet që janë me interes dhe në shërbim të pacientëve.
Lexo Komentet