Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Prof. Asoc. Dr. Afrim Avdaj, ministri i Shëndetësisë, Prof. Dr. Rifat Latifi dhe ambasadorja e Luksemburgut në Kosovë, Znj. Natacha Gomesh, sot kanë përuruar repartin e renovuar të Kirurgjisë, i gatshëm për akreditim ndërkombëtarë. Në përurim kanë marrë pjesë edhe zëvëndësimistri i shëndetësisë, Dr. Arsim Berisha, shefi i kabinetit të ministrit. Z. Kujtim Salihu, drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Valbon Krasniqi, koordinatorja regjionale e LuxDev-it në Kosovë, znj. Gulten Aka, dhe udhëheqësja e projektit KSV/017, Dr. Afërdita Ademi Osmani.
Prof.Asoc. Dr. Afrim Avdaj, drejtor i spitalit: Falënderoj ministrin e Shëndetësisë për vizitën dhe vlerësimin e punës dhe të arriturave të spitalit, që na motivona akoma më shumë që të funksionalizojmë sa më parë edhe dy projektet e mëdha: Kardiolofgjia invazive dhe Spitali për Nëna dhe Fëmijë, që do të jenë qendra referente edhe për Maqedoninë Perëndimore dhe Veriun e Shqipërisë. Përurimi i sotëm i repartit të renovuar të kirurgjisë është një hap drejt akreditimit ndërkombëtar për çka falënderojmë edhe Qeverinë e Luksemburgut dhe ambasadoren Gomes së bashkëu me ekipin e Luxdev për përkrahjen e vazhdueshme në rrëgutimin për akreditim ndërkombëtarë.
Prof. Dr. Rifat Latifi, ministër i Shëndetësisë: Spitali i Prizrenit është spitali më i mirë në Kosovë, që tregon punën, angazhimin dhe përkushtimin e menaxhementit, gjithë stafit dhe qytetarëve se e don spitalin dhe qytetin e tyre. Përurimi i sotëm i repartit të Kirurgjisë është një ngarje e rëndësishme në zhvillimin dhe avancimin e kirurgjisë jo vetëm në Prizren, por edhe më gjerë, avancimin e ndryshimeve, ngritjen e cilësisë së shërbimeve, si dhe ngritjen e motivimin e personelit të spitalit. Për këtë falënderoj edhe bashkëpunimin e shkëlqyer të Kosovës me Qeverinë e Luksemburut, dhe në veçanti ambasadores Gomesh për përkushtimin e saj për të ndihmuar shëndetësinë e Kosovës në përgjithësi, të Prizrenit në veçanti.
Znj. Natacha Gomesh, ambasadore e Luksemburgut në Kosovë: Jam e lumtur që sot jam pjesë e përurimit të repartit të Kirurgjisë. Ne nga vitit 2003 jemi duke përkrahur shëndetësinë në Kosovë, edhe spitalin e Prizrenit, me qëlllim të ngritjes së cilësisë dhe zgjerimin e gamës së shërbimeve shëndetësore, ndërsa spitali i Prizrenit është shembull i ofrimit të këtyre shërbimeve për qytetarët e rajonit të Prizrenit, dhe ne do të vazhdojmë me përkrahjen e Kosovës.
Dr.Valbon Krasniqi, Drejtori i SHSKUK-së,: Falënderoj donatorin për kontributin në përmirësimin e kapaciteteve spitalore në Komunën e Prizrenit dhe në njësitë e tjera të SHSKUK-së.
Reparti i Kirurgjisë është i gatshëm për akreditim pasi janë bërë intervenime infrastrukturore, është bërë furnizimi me pajisje mjekësore, janë hartuar dhjetra dokumente dhe vegla të punës, është hartuar rregullorja e brendshme e repartitt dhe dokumente tjera në drejtim të përmirësimit të cilësisë dhe sigurisë së ofrimit të shërbimeve shëndetësore, si procese të domosdoshme për akreditim ndërkombëtar
Ministria e Shëndetësisë
Dita e sotme është një moment i rëndësishëm për zhvillimin dhe avancimin e shëndetësisë jo vetëm në Prizren, por edhe më gjerë, pasi që pacientët do të kenë kushte dhe shërbime më të mira për trajtimin e problemeve shëndetësore që ata kanë. Është në frymën e angazhimeve tona për transformimin e Kirurgjisë në Kosovë dhe vet sistemit shëndetësor.
Kështu tha sot Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, dr. Rifat Latifi, me rastin e përurimin e repartit të rinovuar të Kirurgjisë në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, në Prizren, në një ceremoni ku m morën pjesë edhe Ambasadorja e Dukatës së Madhe të Luksemburgut në Kosovë, Znj. Natasha Gomes, si dhe përfaqësues të Zyrës Zhvillimore të Qeverisë së Luksemburgut në Kosovë Lux-Dev.
Ministri Latifi falënderoi Qeverinë e Dukatës së Madhe të Luksemburgut, të cilët financuan këtë projekt që, sipas Ministrit, për rezultat do të ketë avancimin e ndërhyrjeve kirurgjike, rritjen e sigurisë e cilësisë për pacientit dhe ngritjen e motivimit për personelin shëndetësor.
“Ky investim dhe shumë investime tjera që ka bërë Qeveria e Luksemburgut, si pjesë e aktiviteteve të projektit Programi mbështetës për shëndetësi në Kosovë, tregon më së miri se bashkëpunimi i mirë që ka Kosova dhe institucionet e saj me Qeverinë e Luksemburgut, përkthehen në përfitime për qytetarët tanë, theksoi Ministri Latifi.
Ambasadorja e Dukatës së Madhe të Luksemburgut në Kosovë. Znj. Natasha Gomes, tha se rinovimi i këtij reparti është shembull i modernizimit të shërbimeve shëndetësore për qytetin e Prizrenit dhe më gjerë.
Ajo tha se bashkëpunimi i tillë ka për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve – pacientëve , që të kenë shërbime më të mira, e po ashtu edhe stafi shëndetësor kushte më të mira për punë.
Drejtori i SHSKUK-së, dr. Valbon Krasniqi falënderoi donatorin për kontributin në përmirësimin e kapaciteteve spitalore në Komunën e Prizrenit dhe në njësitë e tjera të SHSKUK-së.
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Dr. Afrim Avdaj, pasi falënderoi Qeverinë e Luksemburgut për mbështetjen që ka ofruar ndër vite për këtë spital, tha se sot është një ditë shumë e madhe dhe e veçantë për të gjithë, për mjekët, infermierët, dhe më e rëndësishmja për qytetarët e Prizrenit, të cilët do të kenë trajtim dhe shërbime shumë më të mira.
Përveç këtij projekti, tha ai, menaxhmenti i spitalit të Prizrenit ka edhe shumë projekte të cilat do të realizojmë bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe donatorët e ndryshëm.
Rinovimi i Repartit të Kirurgjisë në Spitalin e Prizrenit, është pjesë e aktiviteteve të projektit “Programi mbështetës për shëndetësi në Kosove – faza II- KSV/017”, i cili financohet nga Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.
Lexo Komentet