Data: 18-10-2024 24 orë Emergjenca kontakto numrin +383 45 104 230

  • Drejtoria

    +383 29 243 134
  • Rruga Shkronjat

    20000, Prizren
  • Emaili

    spitali.prizren@rks-gov.net

Inaugurohet Shërbimi i kardiologjisë intervente – laboratori i kateterizimit

Prizren, 14 qershor 2024

Të premten, në Spitali i Përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” në Prizren, është bërë inaugurimi i Shërbimit të kardiologjisë intervente – laboratori i kateterizimit,

Inaugurimi është bërë nga kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, z. Eric Ditz dhe drejtoresha e Spitalit, Dr. Narqize Arënliu.

Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive: “Dita e sotme është një ngjarje e  një rëndësie të veçantë për të gjithë ne, pasi po inaugurojmë Shërbimin e kardiologjisë intervente – laboratori i kateterizimit. Ky shërbim na ofron mundësinë të shpëtojmë jetë, për faktin e njohur për të gjithë ne se reagimi adekuat dhe i shpejt është shumë i rëndësishëm në emergjencat kardiake. Puna jonë e palodhshme në këtë drejtim ka dhënë frytet e saj, falë ndihmës dhe përkrahjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës,  strukturave të Ministrisë së Shëndetësisë, SHSKUK-së dhe Qeverisë së Luxemburgut përkatësisht Projektit KSV/017 – LuxDev-it, sepse pa ndihmën dhe përkrahjen e juaj ne sot nuk do të ishim  në këtë pozicion ku jemi.  Neve si menaxhment i spitalit, na ka frymëzuar puna e palodhshme e Qeverisë së Republikës së Kosovës në krye me kryeministrin, Kurti për të ndërtuar një shoqëri demokratike ku mirëqenia e shoqërisë është preokupim kryesor i saj. Besojmë se kjo punë dhe i tërë përkushtimi ynë për përmirësimin  dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve që ofrohen në spital, të jetë një konfirmim që fryma e punës dhe dedikimi juaj për një Kosovë më të mirë është prezente çdokund në Kosovë”.

Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës: “Sot po bëhet një inaugurim i rëndësishëm i kardiologjisë intervente në Spitalin “Dr. Daut Mustafa” në Prizren. Ky shërbim është shumë i rëndësishëm, sepse suksesi varet nga koha e ndërhyrjes. Kemi pasur një performancë në shërbimin e kardiologjisë me mbi 4100 procedura të kryera dhe mbi 2500 vendosje të stentës. Shërbimi i ri i kardiologjisë intervente në Spitalin e Prizrenit do të mbulojë gjithë rajonin e Prizrenit dhe do të ndihmojë që të shërojë jetë dhe do të ulë listën e pritjes. Shërbimi do të fillojë sot. Ajo çfarë presim të jenë rezultat është reduktimi i listës së pritjes në rajonin e Prizrenit dhe qytetarët të kenë qasje në cilësi të lartë dhe me kosto të ulët”.

Z. Eric Dietz, ambassador i Luksemburgur në Kosovë: “Jemi të lumtur që sot po inaugorohet shërbimi i kardiologjisë intervente në Spitalin e Prizrenit. Luksemburgu për dy dekada ka mbështetur sektorin shëndetësisë në Kosovë, duke kontribuar në ndryshimet thelbësore të ofrimit të shërbimeve shëndetësore.Spitali i Prizrenit dhe laboratori i ri i kateterizimit qëndrojnë si testament i përpjekjeve tona të përbashkëta dhe bashkëpunimit drejt qëllimit të përbashkët për të krijuar spitale moderne me infrastrukturë e pajisje moderne dhe me procese të standardizuara të punës, pasi besojmë se qasja në shërbimet cilësore shëndetësore është e drejtë themelore njerëzore”.

Për funksionalizimin e Shërbimit të Kardiologjisë intervente – laboratori i kateterizimit në Spitaln e Përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” në Prizren,  Ministria e Shëndetësisë/ShSKUK-së për planin arkitekturor, punët infrastrukturore, materiali shpenzues dhe medikamentet e nevojshme kanë investuar rreth 1 milion EURO, kurse Qeveria e Luksemburgut për sigurimin e pajisjeve mjekësore të nevojshme për funksionalizim e këtij shërbimi, inventarin jomjekësor (mobilimi) dhe trajnimet profesionale të stafit brenda dhe jashtë Kosovës ka investuar 2 milion euro.

Lexo Komentet

Comments are closed.