Data: 26-12-2024 24 orë Emergjenca kontakto numrin +383 45 104 230

  • Drejtoria

    +383 29 243 134
  • Rruga Shkronjat

    20000, Prizren
  • Emaili

    spitali.prizren@rks-gov.net

Viti 2023 përmbyllet me të arritura dhe suksese, ndahen mirënjohje për të pensionuarit gjatë vitit 2023, personalitete të njohura dhe institucione e donatorë

Prizren, 20 dhjetor 2023

Mbështetur nga Projektit KSV/017, përkatësisht LuxDev, të mërkurën, është mbajtur takimi përmbyllës për vitin 2023.

Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive, ka prezantuar punën, të arriturat dhe  sukseset, por edhe sfidat gjatë vitit 2023, si dhe planifikimet për vitin 2024.

“Gjatë vitit 2023, edhe përkundër sfidave, në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren janë arritur suksese të mëdha dhe të prekshme, që spitalin e Prizrenit e bëjnë ndër spitalet më të dalluara dhe më të vlerësuara, jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë. Këto suksese janë arritur falë punës dhe angazhimit të palodhshëm të menaxhmentit të spitalit (Dr. Hasan Arzoallxhiu, drejtor mjekësor, Bsc. Fevzi Xhemali, drejtor i infermierisë, Msc. Osman Hajdari, drejtor i Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta, Dr. Fatmire Braha, kryetare e Këshillit Profesional), shefave, kryeinfermierëve, udhëheqësve të njësive shëndetësore dhe administrative dhe gjithë personelit të spitalit, por edhe mbështetjen e vazhdueshme nga institucionet dhe donatorët vendor e ndërkombëtar”, -tha drejtorsha ekzekutive.

Dr. Hasan Arzoallxhiu, drejtor mjekësor, ka folur për gjendjen momentale të ofrimit të shërbimeve shëndetësore për pacientë dhe planifikimeve për shërbime të reja për vitin 2024.

Dr. Afërdita Osmani Ademi, udhëheqëse e Projektit KSV/017 ka folur për të arriturat në spitalin e Prizrenit përmes aktiviteteve të të projektit KSV/017, përkatësisht Planit Zhvillimor 2022-2026, duke u zotuar se spitali i Prizrenit do të vazhdon të ketë përkrahje nga Qeveria e Luksemburgur në rrugëtimin e spitalit për akreditim ndërkombëtar.

Menaxhmenti i spittalit edhee këtë vit ka ndarë mirënjohje për të pensionuarit gjatë vitit 2023, personalitete të njohura që kanë dhënë kontribut në shëndetësi, si dhe institucione, donator e individë vendor e ndërkombëtarë që kanë ndihmuar Spitalin e prizrenit gjatë vitit 2023.

 

Mirënjohje për të pensionuarit gjatë vitit 2023

  1. Dr. Elvan Maloku, urologe
  2. Dr. Rami Krasniqi, neurolog
  3. Dr. Halim Halili, internist
  4. Dr. Haki Gashi, oftalmolog
  5. Dr. Nasip Fetiu, otorinolaringolog
  6. Dr. Nihal Surroi,pulmologe
  7. Farije Rahte, infermiere
  8. Rajma Jonuzi, infermiere
  9. Fetije Jakupi, infermiere
  10. Florije Kryeziu, infermiere
  11. Shefije Gashi, infermiere
  12. Jehona Imami, teknike e farmacisë
  13. Nazmiye Pacariz, ekonomiste
  14. Pashk Radi, shofer
  15. Nuhi Nallenxhi, punëtor teknik
  16. Nexhat Gashi, hixhienist
  17. Pajazit Bahtijari, hixhienist

Mirënjohje të personaliteteve për kontributin e dhënë në shëndetësi

  1. Dr. Gem Shukriu, kirurg
  2. Dr. Alush Jusufi, kirurg
  3. Dr. Xhemal Dana, psikiatër
  4. Dr. Mensur Vllaqo, neurolog
  5. Dr. Mehmedali Skeraj, internist
  6. Dr. Natyre Kiseri-Mullafetahu, pulmologe
  7. Dr. Ukë Paloka, pediatër
  8. Dr. Fadil Hoxha, fiziatër
  9. Dr. Liri Vranezi, infektolog
  10. Dr. Muhamet Çadraku, otorinolaringolog
  11. Nimete Agani, infermiere
  12. Raif Gashi, infermier

Institucione dhe donatorë

  1. SHSKUK
  2. MSH
  3. OMK
  4. LuxDev

Individë

  1. Eric Dietz, Ambasador i Qeverisë së Luksemburgut

Takimi është përmbyllur me një kontel rasti, i mbështetur nga LuxDev

Lexo Komentet

Comments are closed.