Prizren, 18-19 nëntor 2022.
Një delegacion i Institutit Kombëtar të Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë Intervente nga Luksemburgu, i kryesuar nga Dr. Arnaud Charpentier, të premten dhe të shtunën kanë vizituar Spitalin e përgjithshëm”Prim.Dr. daut Mustafa” në Prizren.
Fillimisht delegacioni i Luksemburgut është takuar me menaxhmentin e spitalit, i kryesuar nga Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive. Drejtoresha ekzekutive ka falënderuar delegacionin nga Luksemburgu, qeverinë e Luksemburgurt dhe qytetarët e luksemburgu për përkrahjen e ofruar për spitalin e përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.
Në takim është biseduar për forcimin e bashkëpunimit të spitalit me LuxDevin, si dhe përkrahjen e vazhdueshme që LuxDev ka ofruar për spitalin. Delegacioni së bashku me menaxhmentin kanë vizituar disa nga hapësirat e spitalit, që janë pjesë e projektit KSV/017.
Gjatë qëndrimit në spital, delegacioni nga Luksemburgu është interesuar për funksionalizimin Kardiologjinë Intervente në spitalin e përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa”, që do të jetë një e arritur dhe shërbim në të mirë të qytetarëve jo vetëm të Prizrenit, por edhe më gjerë.
Delegacioni nga Luksemburgu nga afër kanë parë punimet e hapësirave të Kardiologjisë intervente.
Lexo Komentet