Data: 26-12-2024 24 orë Emergjenca kontakto numrin +383 45 104 230

  • Drejtoria

    +383 29 243 134
  • Rruga Shkronjat

    20000, Prizren
  • Emaili

    spitali.prizren@rks-gov.net

Takim me media

Prizren, 7 nëntor 2022

Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive e Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren dhe Dr. Hasan Arzoallxhiu, drejtor  mjekësor, të hënën, kanë mbajtur një takim me media, ku kanë prezantuar punët dhe të arriturat në katër muaj të menaxhimit, riorganizimit të shërbimeve dhe planet për të ardhmen.  Në takim kanë prezantuar edhe katër specialistë maksilofacialë: Dr. Hivzi Shabani, Dr.Besim Neziri, Dr.Visar Sadiku dhe Dr. Enis Voca, të cilët kanë prezantuar disa nga intervenimet maksilofaciale, që për herë të parë janë kryer në Spitalin e Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa” në Prizren.

Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive: “Për katër muaj që nga marrja e përgjesiëve për të udhëhequr me spitalin,  jemi  angazhuar dhe do të angazhohemi për ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe ofrimin e shërbimeve sa më të mira për pacientë. Në spital janë duke u ofruar  shërbimet shëndetësore të parapara për nivelin sekondar, ndërsa po mundohemi që përmes riorganizimeve të bëjmë avancim në disa shërbime. Jemi furnizuar me aparaturë të munguar dhe jemi në pritje të furnizimit edhe me aparatura të reja, në veçanti mikroskpopin për oftalmologji dhe furnizimin me Rezonancë Magnetike (MRI), që do të jetë një ndihmesë shumë e madhe si për diagnostifikim, po ashtu edhe në të mirë të pacientëve, të cilët janë të detyruar që për RM të shkojnë në Prishtinë apo institucione tjera”.

Dr. Hasan Arzoallxhiu, drejtor mjekësor, ud: “Ne jemi duke bërë riorganizim në disa reparte dhe njësi. Qëllimi ynë është që pacientëve t’u ofrohen shërbime cilësore shëndetësore në spital. Në repartin e gjinekologjisë është rifilluar me intervenimet gjinekologjike – laparoskopike,  në repartin e ORL-së  kemi filluar me shërbimet e kirurgjisë  maksilofaciale, ku janë katër mjekë specialistë , të cilët kanë kryer disa intervenime kirurgjike. Jemi munduar që mjekëve specialistë maksilofacialë t’u krijojmë kushtet në mënyrë që ata të kryejnë operacione, të cilat deri më tani nuk janë kryer në spitalin e Prizrenit. Ne jemi të përkushtuar dhe do të vazhdojmë edhe me shërbime të reja për të qenë në shërbim të pacientëve dhe që ata këto shërbime t’i marrin në spitalin tonë”.  

Dr. Hivzi Shabani, mjek specialist maksilofacial:  “Jemi katër specialistë maksilofacialë të përkushtuar që të ofrojmë të gjitha shërbimet maksilofaciale për rastet që deri më tani është dashur të dërgohen në QKUK. Tani e tutje këto shërbime pacientët mund t’i marrin në spitalin tonë dhe nuk kanë nevojë të udhëtojnë për një shërbim maksilofacial në QKUK. Lusim gjithë kolegët, sidomos stomatologët që janë në mjekësinë primare që e kanë kontaktin e parë me pacientët me aftësi të kufizuara, me nevoja të veçanta, që mos t’i dërgojnë në Prishtinë, por t’i dërgojnë këtu te ne në spital, sepse këto shërbime tash e tutje i kryejmë në Spitalin e Prizrenit”.

Drejuesit e spitalit më pas janë përgjigjur edhe në disa pyetje të gazetarëve, ku duhet veçuar interesimin e gazetarëve për ofrimin e shërbimeve shëndetësore edhe për banorët e Shqipërisë, me theks të veçantë rrethin e Kukësit.

Lexo Komentet

Comments are closed.